Përmes një konferencë shtypi të organ izuar pak minuta më parë nga ana e KF Egnatia, trajneri Edlir Tetova ka zyrtarizuar largimin e tij nga drejtimi i Egnatias në fund të sezonit.
“Desha të komunikoj se kam marrë një vendim për të ndarë rrugët me Egnatian në fund të këtij sezoni. Është vendim personal, për të cilin kam diskutuar edhe me presidentin Demrozi”, – tha fillimisht trajneri kampion në fuqi.
Trajneri Tetova ka fituar gjithçka në krye të Egnatias, dy tituj kampion dhe dy Kupa të Shqipërisë. Ai e ka drejtuar këtë skuadër për gati 4 vjet dhe ka shkruar historinë me arritjet sportive.
Ndërkohë, në opinionin sportiv, që prej ditës së djeshme qarkullon një lajm mediatik se sezonin e ardhshëm futbollistik Edlir Tetova, mund të jetë trajner i skuadrës së qytetit të tij, Teutës së Durrësit.


