Sunday, December 1, 2024

Zyrtare-Rrahman Hallaçi merr drejtimin e Kukësit

Lexo

24 orë pas dorëheqjes së Skender Gegës nga posti i trajnerit të Kukësit, klubi verilindor ka marrë vendimin që në drejtimin e skuadrës së tyre të jetë Rrahman Hallaçi. Hallaçi është një emër i njohur për futbollin kuksian, ish kapiten dhe fitues i titullit kampion me këtë skuadër, por me një karriere të pasur edhe tek Partizani, ndërkohë që ka luajtur edhe për Vllazninë. Pas largimit nga futbolli i luajtur, Hallaçi ishte pjesëtar i stafit teknik të Kukësit, vijoi më pas si trajner moshash në kryeqytet, u rikthye përsëri si trajner i Kukësit U-21, ndërkohë që në periudhën e drejtimit të Skender Geges ishte zëvendësi i tij në pankinë.

Gjatë periudhës që trajneri i parë Gega ishte i përfshirë në problemet me Covid-19, ekipi iu besua Rrahman Hallaçit, që në fakt rezultatet e Kukësit u shoqëruan me fitore, ndër to edhe ajo e realizuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës kundra Vllaznisë vendase. Është kjo arsyeja mesa duket, që presidenca kuksiane ka vendosur që pas dorëheqjes së trajnerit Skender Gega, ekipi t’i besohej sërishmi Hallaçit. Dhe, një gjë e tillë është zyrtarizuar që pasditen e sotme, gjë që e konfirmon edhe vetë FK Kukësi përmes një njoftimi për shtyp shpërndarë për mediet.

“Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi, në prag të ndeshjes ndaj Teutës, njëkohësisht e fundit për vitin 2020. Ish-kapiteni Rraman Hallaçi, do të jetë trajneri i skuadrës së parë, duke qenë njohës i mirë i skuadrës dhe klubit. Me fanellën e Kukësit si futbollist, Hallaçi ka fituar titullin kampion dhe tani është koha për të luftuar dhe fituar si trajner! Suksese profesor Hallaçi!”, citohet në njoftimin zyrtar të FK Kukësit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img