Wednesday, May 8, 2024

Zyrtare-Trajneri maqedonas, Goce Sedloski largohet nga Vllaznia

Lexo

Përflitej prej disa ditësh për një largim të mundshëm, por mëngjesi i sotëm ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit të trajnerit maqedonas, Goce Sedloski me Klubin e Futbollit Vllanzia. Një gjë e tillë është bërë publike edhe në faqen zyrtare të klubit kuqeblu, në të cilën shkruhet:

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”

Në këtë mënyrë, ashtu siç kishte premtuar dy ditë më parë, presidenti i klubit kuqeblu ka nisur shumë shpejt nga organizimi i Vllaznisë së re, ku hapi i parë ishte emërimi gjatë ditës së djeshme të Elvis Plorit në rolin e drejtorit sportive, ndërkohë që sot njoftohet edhe për largimin e trajnerit maqedonas, Goce Sedloski së bashku me bashkëkombasin e tij që shërbente në rolin e zëvendës trajnerit.

Ndërkohë, burime pranë KF Vlaznia bëjnë me dije se drejtuesit kuqeblu janë në bisedime për emërimin e trajnerit të ri si dhe stafit teknik që do ta shoqërojë, gjë e cila pritet të publikohet gjatë orëve në vazhdim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img