Tuesday, May 14, 2024

(Intervista) Kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj, flet për përgatitjet e skuadrës së tij, Lacio dhe marrëdhënien me Sarrin

Lexo

Shkodrani Elseid Hysaj që mban edhe shiritin e kapitenit të kombëtares së Shqipërisë po kalon një formë shumë të mirë sportive në kampionatin Italian të serisë A duke qënë ndër titullarët më të spikatur të Lacios. Në prononcimin e dhënë për kanalin zyrtar të klubit të Lacios, Hysaj flet për ecurinië e skuadrës së tij si dhe marrëdhëniet me Sarrin.

Si po shkon grumbullimi?

“Për momentin shumë mirë. Do të jemi gati për fillimin e kampionatit, deri më tani po punojmë shumë”.

Sezoni i kaluar shkoi shumë mirë, si për ju ashtu edhe për ekipin

“Ne jemi një ekip i rëndësishëm dhe nuk duhet të dorëzohemi kurrë”.

324 paraqitje me Sarrin. A është ky momenti juaj më i mirë me të?

“Është një ndër më të mirët. Po marrim rezultate të shkëlqyera, mendoj se kampionati i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë për sa i përket automatizimit”.

Ku mund të përmirësohet mbrojtja?

“E rëndësishme është të mos pësojmë gola. Ne gjithmonë mund të përmirësohemi, e rëndësishme është më pas të shënojmë. Ne do të duhet të rrisim nivelin më tej, duke marrë parasysh edhe angazhimet tona në Champions League”.

A keni vënë re ndonjë ndryshim te Sarri ndër vite?

“Pak ka ndryshuar. Ai gjithmonë kërkon shumë dhe të ndihmon të marrësh më të mirën nga vetja. Ai dëshiron që të gjithë të japin 100% për të shkuar gjithnjë e më lart”.

A ndjeni më shumë përgjegjësi duke pasur parasysh marrëdhënien tuaj me Sarrin?

“Është diçka që të gjithë e thonë. Fakti që kam luajtur shumë me të nuk do të thotë se është më e lehtë, unë gjithmonë futem në fushë me synimin për të dhënë gjithçka. Ka shumë lojtarë të forte”.

Ti ke ndryshuar me të?

“Unë jam gjithmonë 100% i përqendruar me të. Mënyra jonë e lojës nuk lejon gabime pas,  gjithmonë duhet mbajtur lartë niveli i përqëndrimit”.

Çfarë stimuli është Champions League?

“Për një lojtar, të dëgjosh Champions është një nga gjërat më të mira. Ka qenë një ëndërr që kur isha fëmijë që për fat të mirë e kam përmbushur tashmë, por mezi pres ta bëj përsëri”.

Sa e bukur është dashuria e fansave dhe fëmijëve?

“Është sigurisht bukur sepse të gjithë kemi qenë fëmijë. Ne e dimë se duhet të jemi mirënjohës dhe të vazhdojmë të bëjmë punën tonë sa më mire”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img