90-të minutat e fundit të Abissnet Superiore. Duelet e orës 19:00, Vllaznia-Elbasani(“Air Albania”) dhe Egnatia-Dinamo(“Elbasan Arena) përcaktojnë ekipin kampion 2025-26

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas një sezoni të gjatë me rivalitet të fortë dhe emocione deri në javën e fundit, mbrëmja e kësaj të diele do të përcaktoi skuadrën kampione të Shqipërisë për edicionin 2025-2026.

Dy duele vendimtare do të luhen njëkohësisht në orën 19:00,aty ku sytë e gjithë futbollit shqiptar do të jenë të drejtuar drejt stadiumeve “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”.

Në kryeqytet Vllaznia dhe Elbasani përballen në një ndeshje që vlen sa një sezon i tërë.

Dy skuadrat kan qenë ndër më konstantet e këtij kampionati dhe tashmë hyjnë në sfidën finale me vetëm një objektiv titullin kampion.

Atmosfera në “Air Albania” pritet të jetë elektrizuese, me tifozët shkodranë dhe ata elbasanas që do të krijojnë një nga mbrëmjet më të zjarrta të viteve të fundit në futbollin shqiptar.

Vllaznia kërkon rikthimin te titulli pas një pritjeje të gjatë,ndërsa Elbasani synon të shkruaj historinë me një sezon fantastik që mund të kurorëzohet me trofeun më të rëndësishëm në vend.

Përballja mes tyre konsiderohet si finalja e vërtetë e kampionatit,pasi çdo gabim mund të rezultojë fatal në garën për kreun.

Në anën tjetër në stadiumin “Elbasan Arena” Dinamo-Egnatia është një tjetër duel me peshë të jashtëzakonshme.

Egnatia vjen në këtë takim me avantazhin e rezultateve të mëparshme dhe me synimin për të mbrojtur fronin e kampionit, pasi skuadra rrogozhinase ka qenë dominuesja e viteve të fundit në futbollin shqiptar.

Dinamo edhe pse jashtë favoritëve kryesorë në këtë fazë finale mbetet një skuadër e rrezikshme dhe kërkon ta mbyllë sezonin me dinjitet,duke ndikuar drejtpërdrejt në fatin e titullit.

Çdo gol i shënuar në Elbasan mund të ndryshojë menjëherë situatën në renditje, ndaj emocionet priten të zgjasin deri në sekondën e fundit.

“Final-Four” këtë sezon ka prodhuar spektakël tension dhe rivalitet maksimal mes katër skuadrave më të mira të kampionatit.

Nga Vllaznia te Egnatia nga Elbasani te Dinamo, secila skuadër ka kaluar momente të forta gjatë këtij rrugëtimi dhe tashmë gjithçka reduktohet në 90 minutat finale që do të vendosin kampionen e Shqipërisë.

Një mbrëmje që premton dramë sportive,stadiume të zjarrta dhe emocione të pafundme aty ku në fund vetëm një skuadër do të ngrejë trofeun e shumëdëshiruar të kampionit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img