Sunday, November 24, 2024

Tirana-Laçi 2 me 0. Bardheblutë fitojnë me dy autogola të laçjanëve

Lexo

Bardheblutë kanë marrë tre pikë të rëndësishme në javën e katërt të kategorisë Superiore. Pasditen e sotme, ato luajtën kundra Laçit, por mund të thuhet se në fitoren e arritur me rezultatin 2 me 0 u kanë ardhur në ndimë edhe futbollistët miq, të cilër çuditërisht shënuan dy herë në portën e tyre. Roganoviç në të 53-tën dhe Ignjatoviç, përkatësisht në minutat 53 dhe 75 shënuan autogola në portën e tyre duke e zhytur Laçin në një krizë të vërtetë rezultatesh. Në katër javë, kurbinasit akoma nuk kanë mundur të provojnë shijen e fitores.

Tirana, me 4-3-3 e zakonshëm dhe ish-in Xhixha në sulm, bashkë me  Ngo e Seferi, u vendosën përballën një formacioni të kujdesshëm në kampin kurbinas, ku trajneri Dejan Vukiçeviç shtoi më shumë forca në mesfushë. Ndeshja nisi menjëherë me një gol nga Ngo, por që ishte në pozicion jashtë loje. Rrjetë pa vlerë, por një sinjal i rëndësishëm, që paralajmëroi se kjo do të ishte një sfidë ku skuadrat do të luanin pa frikë drejt sulmit.

Shkëndija e parë e polemikave u ndez kur kronometri kishte trokitur në minutën e 11-të, pas rrëzimit të Seferit, që për kryesorin u cilësua si i rregullt, madje në kufijt e simulimit, duke sjellë ndëshkimin me karton të verdhë për lojtarin. Përplasja me Dajsinanin u rekomandua si e rregullt nga VAR. Momente të bllokuara mes polemikash dhe lojës së fortë në mesfushë, por ishte Laçi që hoqi maskën e turpit duke shkelur gazin.

I pari që kërcënoi portën e kryeqytetasve ishte Deliu, ndërsa skuadra e Shehit u zgjua kur akrepat e orës kishin bërë gjysmën e fushës, kur Ismajlgeci u ndal nga Dajsinani fantastik. Momenti i parë dhe i vetëm i Tiranës në zonën kundërshtare, pasi në dy tentativat e tjera, Laçi mund të kishte zhbllokuar sfidën, por Zarubica në fillim dhe Guindo më pas, nuk u treguan cinik dhe të ftohtë, cilësi që në sezonet e fundit e ka mbajtur skuadrën kurbinase në zonat e larta të klasifikimit.

Në pjesën e dytë, Laçi por në të njëjtën portë ku synonte të shënonte në pjesën e parë. Roganoviç ndëshkoi të tijtë pas krosimit të Seferit, gol që i dha një shuplakë shumë të fortë skuadrës mike. Gjithsesi, Dajsinani e mbajti përkohësisht në lojë Laçin duke i refuzuar Seferit kënaqësinë personale të golit. Goli i dytë lindi nga këmbët e Totre, topi i të cilit u devijua në mënyrën më të gabuar të mundshme nga Ignjatoviç, 2-0.

Laçi bëri gjithçka vet në një ndeshje apatike për Tiranën, që shfrytëzoi peshën e fanellës dhe cilësitë në çdo repart të fushës. Sukses që rikthen Orges Shehin protagonist, në një kampionat të dominuar nga barazimet, ndërsa shtyn Laçin si rrallëherë drejt zonës së ftohtë ku numëron vetëm një pikë më shumë se Kastrioti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img