Laçi-Egnatia, takim ky i luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin e Laçit, ka qënë çifti i fundit i turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Vendasit kanë fituar me rezultatin 3 me 1 duke u kualifikuar në 8 skuadrat më të mira çerekfinaliste të këtij kompeticioni.
Një kualifikim jo i lehtë për laçjanët, kur kemi parasysh se skuadra e drejtuar nga shkodrani Armando Cungu deri në minutën e 85-të të ndeshjes ishte në disavantazh të një goli të shënuar nga Xhekson për miqtë. Pikërisht në këtë minutë, është Teko që barazon për Laçin duke e çuar ndeshjen në shtese. Brazim pa gola edhe në 15 minutat e para të kohës shtesë, ndërkohë që në fraksionin e dytë të shteses, në skenë del i zakonshmi Nuabueze që shënon dy herë në portën rrogozhinase. Fillimisht me penallti në minutën e 107-të dhe më pas kur kishin kaluar edhe dy minuta shtesë mbi shtesen e takimit shënon edhe golin e dytë duke fiksuar fitoren e skuadrës së tij me rezultatin 3 me 1.
Me këtë fitore Laçi i bashkohet ekiepeve të tjera të kualifikuara në dy ditët e mëparshme, Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Korabi,Teuta, Dinamo dhe Vllaznia duke zyrtarizuar tetëshen e kipeve çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë.