Saturday, November 23, 2024

Futboll Femra-Kombëtarja U-19 në Turneun e Andorrës. Tekniku Kreshnik Krepi optimist për një rezultat pozitiv

Lexo

Pasi ka konsumuar një grumbullim disa ditor në Durrës, kombëtarja kuqezi e futbollit të femrave e drejtuar nga trajneri shkodran, Kreshnik Krepi, sot do të provojë ndeshjen zyrtare në kuadër të Kampionatit Europian 2022 duke luajtur në transfertë me Moldavinë.

Në dispozicion të kombëtares tonë është i gjithë grupi kuqezi, ku sipas stafit teknik skuadra gëzon një formë të mirë sportive. Pozitive për teknikun Krepi konsiderohet edhe fakti se përpara nisjes për në Andorra, vendi ku do të zhvillohen ndeshjet me grumbull, i gjithë ekipi i është nënshtruar testeve anti-Covid, ku kanë rezultuar të gjithë negativë, duke qenë kështu gati për këtë turne.

Bazuar në përgatitjet intensive të ditëve përgatitore në Durrës dhe gjendjen e mirë të futbollistëve që ka në dispozicion, tekniku Kreshnik Krepi është optimist për marrjen e një rezultati pozitiv.

Kombëtarja shqipëtare gjendet në grupin B3, duke pasur kundërshtarë, Moldavinë, Andorrën dhe Uellsin. Takimi i parë për vajzat kuqezi është ai me Moldavinë, për të vijuar më pas me Anforrën dhe Uellsin, ndeshje këto që do të luhen prej ditës së sotme deri me 25 tetor, që është programuar ndeshja e fundit ndaj Uellsit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img