Friday, May 17, 2024

Vllaznia mbërrin në stadium për sfidën me Dinamon, gjesti i futbollistëve kuqeblu, takojnë grupin e invalidëve

Lexo

Pasi ka lënë Gardenland Resort të Barbullushit, ku kanë qënë të grumbulluar për prag ndeshjen me Dinamon, Vllaznia me autobusin e ri të ngjyrosur kuqeblu, ka mbërritur në stadiumin “Loro Boriçi”.

Me të zbritur nga autobusi, është parë një gjest fantastik i futbollistëve kuqeblu, të cilët janë përshëndetur dhe më pas edhe pozuar me grupin e tifozëve invalid të qytetit të Shkodrës. Janë ato, që sistematikisht, në kohë të mirë dhe të keqe, nuk mungojnë në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku shijojnë dhe mbështesin skuadrës së zemrës së tyre, Vllaznia.

Është kjo arsyeja, që skuadra kuqeblu e udhëhequr nga kapiteni Gurishta janë takuar përzemërsisht me ta, duke mos munguar edhe falenderimet për mbështetjen që ato i japin me praninë e tyre në stadium. Por, krahas të tjerave, kuqeblutë nuk kanë nguruar t’i premtojnë një fitore mbrëmjen e sotme ndaj Dinamos.

Më pas, radhën e ka pasur fusha e blertë, ku në paraqitjen e zakonshme që skuadrat bëjnë në fushën e lojës, ka tërhequr vemendjen një takim i ngrohtë që ishi kuqeblu, Eni Imami, ka bërë me ish kolegët e skuadrës së tij të sezonit të kaluar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img