Vllaznia e koshit për meshkuj nuk e ka nisur mirë konkurimin në Ligën Unike të basketbollit. Skuadra e drejtuar nga malazezi, Nokola Milatoviç është mundur në takimin e parë të këtij kompeticioni nga skuadra kosovare, Golden Eagle Ylli me rezultatin 67-79.
Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së dieles në pallatin e sportit, Qazim Dervishi” të Shkodrës ka paraqitur një Vllazni me dy fytyra. Një pjesë e mjaft mjaft e mirë duke fituar periodën e parë me shifrat 19 me 17, dhe po ashtu edhe e perioda e dyta në fitore me shifrat 23 me 20 duke shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 42 me 37.
Por, ajo që çudit jo pak tifozërinë shkodrane, është përformanca shumë e dobët e skuadrës kuqeblu në pjesët e dyta. Ashtu siç ka ndodhur edhe në disa ndeshje të tjera të mëparshme, edhe ndaj Golden Eagle Ylli ndodhi e njëjta pamje.
Me të filluar pjesa e dytë, miqtë nga Suhareka diktojnë në lojë, madje duke e fituar thellësisht përiodën e tretë me shifrat 9-17. E njëjta gjë paraqitet edhe në periodën e katërt ku përsëri skuadra kosovare del fituese 16-25. Dhe, në përfundim të të gjithë ndeshjes, Golden Eagle Ylli del fitues me rezultatin 67-79.