Sunday, September 22, 2024

Prag ndeshja, Vllaznia-Tirana. Trajneri bardheblu, Orges Shehi vlerëson kuqeblutë, por kërkon të largohet nga Shkodra me 3 pikë

Lexo

Tirana vjen në Shkodër për sfidën e së shtunës ndaj Vllaznisë për javën e shtatë të Superiores së futbollit shqiptar me trajnerin Orges Shehi në krye. Një trajner që më herët gjatë karrieres së tij sportive ka luajtur për ngjyrat kuqeblu. Në prononcimin e dhënë një ditë para ndeshjes me kuqeblutë, Shehi vlerësonVllazninë si rivale të denjë për titull, por nga ana tjetër kërkon të fitojë ndeshjen duke u larguar nga Shkodra me tre pikë.

“Vijmë pas një fitoreje në derbi. Është një ndjesi pozitive, por do të fokusohemi te ndeshja e nesërme, ku na pret një kundërshtar i fortë dhe rival për titullin. Është klasikja e futbollit shqiptar. Përballen dy skuadra cilësore që synojnë titullin. Është një ndeshje e fortë. Ata kanë një skuadër shumë të mirë. Vjet rivalizuan për titull, edhe këtë vit synojnë majat.”, u shpreh Shehi. Më pas, duke folur për mungesën e Najdovskit, Shehi tha se ai është një lojtar i rëndësishëm, por që skuadra do të bëjë edhe pa të. “Ata që do luajnë do të bëjnë maksimumin, që të mos ndihet mungesa. Jemi skuadër që nuk varemi nga një individ. Gëzimi është i pranishëm, por nuk duhet të jemi euforikë. Kemi patur pak ditë për tu përgatitur për ndeshjen, por nuk jemi euforikë. Është vetëm fillimi i kampionatit.”

“Statistikat vlejnë për të shkuarën, por futbolli është e tashmja. Do të bëjmë maksimumin, që të qeshim pas ndeshjes. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, duhet të përmirësohemi ndeshje pas ndeshjeje. Është shumë shpejt për të folur për të qenë lokomotiva e kampionatit. Dua që skuadra të luajë si në derbi, nuk jemi perfektë. Të gjithë gabojmë, unë i pari. Por duhet të futemi me atë impenjim, detajet e vendosin ndeshjen e madhe. Janë 7 skuadra pretendente, çdo javë do të ketë rivalë të drejtpërdrejtë. Duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës, të tjerat i mendojmë më vonë”, theksoi njëshi i pankinës bardheblu, durrsaku Orges Shehi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img