Kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj ka komentuar humbjen turpëruese me Anglinë
Kapiteni i kuqezinjve, Elseid Hysaj pranon që skuadra zbriti me frikë në Uembli duke pësuar kështu atë humbje të thellë 5-0 përballë një kundërshtari si Anglia. “Duhet të zbrisnim në fushë të relaksuar, të kontrollonim topin ashtu siç kemi bërë dhe në ndeshjet e tjera. Por ishim të frikësuar, me skuadra si Anglia mjafton të humbasësh topin”.
“Humbja, goditje për moralin? Nga kjo humbje ne duhet të mësojmë për tu përmirësuar dhe jo të fundosemi. Gjithçka do të analizohet, por për momentin mund të them se kemi pësuar gola të lehtë, nuk ishim të vendosur. Nuk është se e morëm lehtë, pasi Anglia duhet respektuar, por nuk duhet të ishim të frikësuar”.