Florind Bardulla është një emër i njohur i futbollit shkodran. Pjesë për disa vite me radhë në ekipin e Vllaznisë, si dhe në kombëtaren e moshave, ndërkohë që aktualisht po luan për ngjyrat e ekipit të Veleçikut të Koplikut, aty ku për momentin luajnë edhe ish futbollistë të tjerë kuqeblu.
Ndërkohë që vazhdon të kontribuojë për Veleçikun e kategorisë së dytë, me objektivin e kualifikimit në kategorinë e parë, Bardulla e ka mendjen tek Vllaznia ku është rritur si futbollist.
Për Bardullën, me fitoren e javës së fundit ndaj Kastriotit, Vllaznia është kthyer në formën e duhur sportive duke i pasur të gjitha mundësitë për të ecur më lart në tabelë si pretendente për titull.