Friday, April 19, 2024

Kupa e Pavarësisë: 4 ekipe nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova në garë për trofeun e volejbollit

Lexo

Katër ekipe nga Kosova dhe Shqipëria do të përballen në Rahovec në Ditën e Flamurit

Në bazë të marrëveshjes midis Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), nga data 26 deri më 28 nëntor 2021, në Kosovë, pikërisht në Rahovec, do të organizohet për nder të festave të nëntorit turneu “Kupa e Pavarësisë 2021”. Në këtë turne do të marrin pjesë 4 ekipe nga Kosova dhe 4 ekipe nga Shqipëria, përkatësisht dy ekipe femra dhe dy të meshkujve. Dhe nga Shqipëria do të marrin pjesë Tirana meshkuj dhe femra, Vllaznia për femra dhe Erzeni për meshkuj.

Ndeshjet gjysmëfinale të femrave do të luhen të premten me 26 nëntor 202 duke nisur përkatësisht në ora 16:30 dhe në 19:00. Në të njëjtat orare do të zhvillohen ndeshjet e meshkujve të shtunën, më 27 nëntor 2021. Ndeshjet finale do të luhen më 28 nëntor 2021, atje ku për meshkuj do të luhet në ora 13:00, kurse për femra do të luhet në ora 15:30. Të gjitha ndeshjet luhen në Palestrën Sportive në Rahovec në Lagjen “Marigona Residencë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img