Sektori i arbitrimit pritiet t’i nënshtrohet një modifikimi sa i përket pozicionit jashtë loje. Me aplikimin e sistemit të ri, ai do të quhet pozicion jashtë loje i automatizuar, teknologjia që do të komunikojë me sallën e Var-it dhe jo me arbitrin. Lajmin e ka bërë të ditur Fifa e cila do ta eksperimentojë këtë risi në Doha, në Kupën Arabe. Objektivi është për ta aplikuar në Kupën e Botës, Kata 2022. Pozicioni jashtë loje është më i vlerësuar edhe kur futbollisti është vetëm disa cm, pasi Var e përcakton saktë, por mbetet në dyshim momenti i goditjes së topit nga ana e lojtarit, ende nuk mund të kapet në kohën e duhur.
Informacionet më të fundit bëjnë të ditur se, në teori, në të ardhmen, nëse do të përdoret teknologjia e pocizionit jashtë loje në mënyrë automatike, atëherë do të përcaktohet jo vetëm pozicioni i lojtarit por edhe përfshirja e tij në aksion. Testet që Fifa do të bëjë të martën në Doha, në Kupën Arabe, do të jenë tepër të rëndësishme. Për këtë do të instalohet një kamera në çatinë e stadiumit. Të gjitha pamjet e saj do të kalojnë drejtpërdrejt në sallën e Varit. Ato do të paraqiten të përsëritura në ekrane dhe do të jenë të qarta për të gjithë. Kështu edhe vendimi i arbitrit do të jetë më i saktë.