Saturday, November 23, 2024

Futboll Femra-Të martën, Kosovë-Shqipëri për Botërorin 2023

Lexo

Kosovë-Shqipëri, do të jetë një nga ndeshjet më interesante të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Australi- Zelandë e Re 2023”. Nga sa bëhet e ditur, kombëtarja e femrave ka mbërritur që prej së hënës në Prishtinë dhe pasditen e sotme ka zhvilluar edhe seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku edhe do të luhet ndeshja e së martës, që do të nisë nga ora 16:00. Burimet pranë FSHF-së, bëjnë të ditue se përpara nisjes drejt Prishtinës, e gjithë skuadra shqiptare, me në krye trajnerin Armir Grima dhe stafin e tij i janë nënshtruar testeve anti-covid, ku kanë rezultuar negativë, duke udhëtuar kështu të plotë drejt Kosovës.

E vetmja mungesë që ka kombëtarja e Grimës është ajo e Endrina Elezaj-t, e cila nuk do të luajë në këtë ndeshje për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha e gatshme për sfidën e së martës. Kombëtarja kuqezi për femrave luan në grupin F, një grup mjaft i fortë, me Norvegjinë, Belgjikën, Poloninë, Kosovën e Armeninë, teksa për momentin renditet në vendin e pestë, me katër pikë, aq sa Kosova e vendit të katërt.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img