Wednesday, May 8, 2024

“Tirana ka probleme, Vllaznia me cilësi”-Java e 10-të e Superiores në analizën e specialistit të futbollit, Shkëlqim Muça

Lexo

“Tirana bëhet një ekip i zakonshëm kur humbet agresivitetin, shpirtin e garës që e karakterizon”. Kështu mendon Shkëlqim Muça, i cili ka analizuar ndeshjen e bardhebluve por dhe të skuadrave të tjera të Abissnet Superiore pasi janë luajtur ndeshjet e javës së 10-të, java e parë e fazës së dytë.

Gjendja e Tiranës – “Ishte një ndeshje e barabartë. Tirana ishte inekzistente, ka shfaqur probleme në këto javët e fundit, ishte apatike. Mund të them që lojtarët e aktivizuar si zëvendësues nuk janë në nivelin e duhur. Tirana bëhet një ekip i zakonshëm kur i humbet shpirti i garës, agresiviteti. Ngo është jashtë forme, nuk mund të fillojë dhe të mbarojë ndeshjen me atë formë. Te Skënderbeu shikoj pozitivitet, por duhet të tentojë më shumë, që të fitojë ndeshjet brenda”.

Durimi i Kukësit – “Kukësi në asnjë moment nuk e humbi durimin, pavarësisht vështirësive të pjesës së parë. Duke parë që kundërshtari kishte forca të shumta në qendër, luajti nga krahët. Egnatia ishte dobët në aspektin sulmues, pa forcë. Verilindorët kanë arritur një standart, ka javë që bëjnë këtë paraqitje, duket dora e trajnerit. Loja ka një rrjedhë logjike”.

Suksesi i Vllaznisë ndaj Laçit – “Një ndeshje e fituar me plotë meritë nga ana e Vllaznisë, pavarësisht terrenit të vështirë. E dominoi ndeshjen. Pavarësisht se luajti gjithë kohën në sulm, nuk e la kundërshtarin ta rrezikonte. Ishte një nga ndeshjet e mira të kuqebluve. Dua të theksoj se akoma nuk e kanë gjetur lojtarin që vendoset mes dy linjave. Vllaznia ka shumë cilësi, mendoj se do përmirësohet akoma më shumë”.

Fitorja e Partizanit – “Një fitore e vuajtur, Partizani bëri maksimumin në pjesën e dytë për të fituar. Një ndeshje jo me shumë logjik, por me shumë dëshirë. Teuta u tërhoq, Partizani krijoi shumë hapësira duke sulmuar nga krahët. Futbolli i tillë është, kur nuk e administron ndeshjen si duhet, e humb. Të kuqtë fizikisht nuk janë keq, por në lojë janë shumë konfuz”.

Suksesi i vështirë i Dinamos – “Dinamo nuk e kishte të lehtë, sepse Kastrioti e ka rritur nivelin në këto javët e fundit, por mund të them se kujtohet vonë, në 10-15 minutat e fundit. Blutë ishin më të qartë, gjatë gjithë kohës ishte më përpara. Edhe mund të kishte dështuar në marrjen e tri pikëve, pasi Kastrioti e rrezikoi në fund”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img