Java e 21-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit Abissnet Superiore do të luhet në dy ditë. Ky është vendimi i sektorit të garave pranë FSHF-së, i cili përcakton se të shtunën e 19 shkurtit do të luhen dy ndeshje, ndërkohë që një ditë më pas, të dielen në program janë edhe tre ndeshjet e tjera të kësaj jave pas asaj Laçi-Kukësi që luhyet të dielen.
Konkretisht, të shtunën njëri prej dy çifteve është ai Partizani-Vllaznia, padyshim kjo sfida më e rëndësishme e kësaj jave së bashku me atë Laçi-Kukësi që luhet të dielen.
Në “Air Albania”, kuqeblutë udhëtues në vijim të lojrave dinjitoze që kanë prezantuar në ndeshjet e fundit, do të kërkojnë patjetër marrjen e tre pikëve. Sepse, vetëm në këtë mënyrë, Vllaznia do të mund të qëndrojë në pozitat e një skuadre pretendente për titull, kur aktualisht qëndron në vendin e katërt të renditjes me 13 pikë më pak sesa Tirana kryesuese. Po të shtunën, por në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia” luhet sfida e mbijeteses, Egnatia-Skënderbeu.
Ndërkohë, që të dielen, krahas çiftit, Laçi-Kukësi i orës 13:45, në të njëjtën orë luhet edhe çifti tjetër, Kastrioti-Tirana. Ndërkohë, ndeshja e fundit që mbyllë javën e 21-të është ajo që do të luhet mes Teutës dhe Dinamos duke filluar nga ora 16.45.