Partizani harron të fitojë edhe në kampionat, ndërsa pas eleminimit në Kupën e Shqipërisë nga Vllaznia i vjen një tjetër zhgënjim. Të kuqtë e Dritan Mehmetit nuk ishte të zotët të fitonin edhe ndaj Skënderbeut të vendit të fundit, teksa në përfundim të 90 minutave në “Elbasan Arena” është fiksuar barazimi pa gola, 0-0.
Një fillimi i vakët i ndeshjes, i cili “prishet” në të 9’ nga Skuka, por Rexhepi është i vëmendshëm dhe shmang rrezikun. Minuta e 14-të është më e diskutueshmja e takimit, sepse Skënderbeu, në të parën zbritje drejt zonës së Partizanit, ka pretenduar për penallti. Berisha është ndalur nga Hadroj brenda zonës së kuqe, por për Beqirajn, përtej protestave të korçarëve me në krye kapitenin Zguro, nuk ka faull në ndërhyrje aq sa të jepet penallti. Zhunjor dy herë në të 15’ dhe në të 17’ vetëm ka marrë goditje këndi për të kuqtë, kjo pas ndërhyrjeve të Shehit dhe portierit Rexhepi.
Skënderbeu ka momentin e tij për të kaluar në avantazh, ndërsa në të 31’ Berisha godet me kokë i vetëm përballë portës së Partizanit jashtë. Dhe në të 41’ provon dhe Skuka, kjo pas shërbimit të Belicës pas shpinës së mbrojtjes korçare, por ka pritur Rexhepi. Edhe pjesa e dytë e ka startin e ngadaltë, aq sa aksioni i parë i rrezikshëm vjen vetëm në të 59’ atje ku krosimin e rrezikshëm të Zguros e ka devijuar Bitri.
Sërisht Skënderbeu pretendime për penallti, Zhunjor vendos ndorën dhe ndal brenda zonës së rreptësisë së Partizanit, Moraesh, por edhe këtë herë gjyqtari Beqiraj e konsideron gjithçka të rregullt. Provon Rrapaj për Partizanin e Rexhepi ndal. Fundi i lojës e ka bërë Skënderbeun më të guximshëm, por as Mara në të 80’ dhe as Vrapi në të 89’ nuk arrijnë të shënojnë. Hoxha shfaqet si një kapiten i vërtetë dhe në vërshëllimën e fundit të Ardian Beqirajt vetëm 0-0 me Partizanin e Skënderbeun që nuk lëvizin nga pozicionet e tyre në renditje.