Tuesday, November 26, 2024

Suksesi i tretë për strategun, Morinjo. Trofeu i Konferencë League, vjen pas Ligës së Kampionere dhe Kupën UEFA

Lexo

Portugezi i pankinës së Romës, Zhoze Morinjo konsiderohet si një strateg i vertetë në drejtimin e skuadrës së tij, teksa e çoi Romën deri në finalen e Conference League, dhe më pas duke mundur Feyenoordin në duelin e mbrëmjes së mërkurë me rezultatin 1-0.

Sukses ky që vjen, pasi më herët fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën UEFA (Ligën e Europës)

Dy Champions League, me Porton dhe Interin, një Kupë Uefa, sërish me portugezët, një Europa League me Manchester United dhe tani Conference League me Romën. Teorikisht do të ishin katër trofe të ndryshëm, por UEFA është pararendësja e Kupës së fituar me Djajtë e Kuq. Tre turne kontinentale të fituara, si dhe Trapattoni (Kupa e Kampionëve ’85, Kupa e Kupave ’84 dhe Kupa Uefa, ’77 dhe ’93, me Juventusin dhe ’91 me Interin) dhe Lattek, trajneri gjerman që deri tani, ishte i vetmi që fitoi tre trofe evropianë me tre skuadra të ndryshme (Bayern Munich në ’74, Barcelona 1982, Borussia Moenchengladbach 1979).

Me këtë sukses Mourinho arrin trofeun numër 26 të karrierës së tij të jashtëzakonshme. Në total është në vendin e pestë. Kryesuesi është Alex Ferguson (49), i ndjekur nga Mircea Lucescu (34), Pep Guardiola (32), Valery Lobanovsky (27). Pas tij Ottmar Hitzfeld (25), Jock Stein (25), Giovanni Trapattoni (22), Ëalter Smith (22) dhe Arsene Ëenger (21)..

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img