Pas fitores dhe festës së ligjshme në kryeqytetin shqiptar, skuadra e Romës me në krye trajnerin e madh Morinjo ka fluturuar nga aeroporti i Rinasit drejt Italisë, duke mbërritur në orët e parë të mëngjesit në aeroportin e Fiumicinos ku është pritur nga rreth një mijë tifozë.
Brohoritje të vazhdueshme nga të pranishmit për ekipin fitues të trofeut europian Conference League, ndërkohë që ekipi dhe stafi më pas janë akomoduar në autobusin e ekipit me sloganin “Roma fitoi”, i cili i shoqëruar, u largua nga aeroporti përmes një kalimi dytësor.
Në fakt, edhe pse kanë pritur mbi pesë orë në aeroport, tifozët romanistë nuk kanë mundur të takohen prej së afërmi me skuadrën. Ndërkohë, sipas njoftimeve të klubit të Romës, gjatë ditës së sotme do të ketë festime të përmasave të mëdha në rrugët e kryeqyterit Italian, fillimisht me një paradë të skuadërs në rrugët e qytetit me kupës në duart e futbollistëve, dhe më pas spektakle të planifikuara në sheshe të ndryshme të qytetit.
Ky është trofeu i parë që nga viti 2008 që në atë kohë ishte Kupa e Italisë, sukses që justifikoi pasionin e shfrenuar të tifozëve të Romës, të cilët tani presin me të drejtë që skuadra e tyre të ecë më tej drejt sukseseve të tjera ndërkombëtarë.