Friday, November 22, 2024

Liga e Kombeve-Shqipëria, vetëm barazim në Islandë. Seferi debuton me gol

Lexo

Islandë-Shqipëri  0-1(Shënues: Seferi 30’/Vidarson 49’

ISLANDA: Runarson, Sampsted, Gretarson, H. Magnuson, Olafson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, Sigurdson, Gudjonsen, Torsteinson.
Trajner: A Vidarson

SHQIPËRIA: Berisha, Balliu, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Çekiçi, Seferi, Çikalleshi.
Trajner: E. Reja

 

Ndonëse konsaiderohej favorite, Shqipëria, nuk ka arritur të marrë fitoren në përballjen me Islanndën në transfertë. Në mungesë të dy titullarëve me peshë, si Broja dhe Uzuni, kuqezinjtë e drejtuar nga Eduardo Reja e nisën lojën me Berishën në portë, për të vijuar me Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Balliu, Hysaj, Abrashi, Gjasula, Çekici, Cikalleshi dhe Seferi.

Goli  shënuar nga Seferi në minutën e 30-të,i pari i tij në këtë rikthim me uniformën kuqëzi, bëri që pjesa e parë të mbyllhej me fitoren e tanëve me rezultatin 0-1. Kur pritej që në 45 minutat e dyta, Shqipëria të gjente golin e dytë dhe të sigurisë, ndoshi e kundërta. Duke përfituar nga një gabim flagran në prapavijë e Berat Gjimshitit, ismalndezët arrijnë ta barazojnë rezultatin 1-1, gol ky i shënuar në minutën e  49-të.

Islandezët vijojnë të luajnë mirë edhe pas barazimit duke kërkuar të marrin tre pikshin, por përballë kanë një Shqipëri, e cila nga ana e saj ka udhëtuar me objektiv fitoren. Ndaj, në këtë mënyrë, edhe këmbëngulja e kuqezijnë tanë është më e madhe në minutat e mbetura të fundit të takimit.

Dhe, për hirë të së vertetes, rastet nuk munguan, por goli i fitores nuk doli në dritë. Fundi I ndeshjes, përfshirë edhe ndërrimet në kohën shtesë nga ana e teknikut Vidarson, treguan qartazi që islandezët ishin të kënaqëur me barrazimin ndah Shqipërisë, skuadër e cila konsiderohet favorite në grup.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img