Roko Vata, apo siç po pëlqehet të komentohet rëndon nga media, djali i ish kapitenit të kombëtares, shkodranit Rudi Vata, vazhdon të surprizojë me talentin e tij.
Aktualisht është vetëm 17 vjeç, por në karrieren e tij sportive ka regjistruar jo pak suksese. I spikatur si kampion me ekipet e moshave të Sëlltik Gllazgout, klubin ka i ati ka bërë histori, si i pari shqiptar që ka arritur të fitojë Kupën e këtij vendi, ecuria e tij ka qënë me të vertetë shumë progressive.
Roko dhe familja Vata në përgjithësi jetojnë në Skoci, por duke qënë se e ëma e tij, bashkëshortja e Rudi Vatës është me origjinë irlandeze, e para që ka nxituar dhe përfituar për t’i veshur uniformën e kombëtares së moshave ka qënë Irlanda, ku Roko vazhdon të luajë me shumë sukses si titullar në formacionin e kësaj kombëtare.
Ndërkohë, jeta futbollistike në klubin e Sëlltikut është një histori tjetër, aty ku Roko ndonëse 17 vjeçar ka avancuar nga ekipet e moshave tek ekipi B i të rriturve dhe këtë sezon futbollistik është pjesë e skuadrës së parë.
I grumbulluar në radhët e Sëlltik, Roko është duke zhvilluar fazën përgatitore me skuadrën e parë, ndërkohë që një ditë më parë, në miqësoren që skuadra e tij luajti ndaj Viener Viktoria të Austrisë, Vata i vogël që disponon tre pasaporta, shqiptare nga i ati, irlandeze nga e ëma dhe britanike nga vendi ku ka lindur dhe vazhdon të jetojë, u aktivizua në pjesën e dytë.
Jo vetem loja e tij e përkryer, por edhe shënimi i një goli mjeshtror, kanë bërë që komentet ndaj tij nga specialistët e futbollit dhe media skoceze të jenë me superlativa për gjendjen optimale që po kalon, dhe sidomos për perspektiven e lartë që e pret në vijueshmëri të karrierës sportive.