Wednesday, November 27, 2024

Shehi merr përsipër humbjen: Jam unë fajtori, ju lumshin këmbët. Dua ta mbani kokën lart

Lexo

Tirana luajti dje kundër Zrinjskit, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Bardheblutë u mposhtën 3-1 duke u eleminuar në këtë mënyrë nga kompeticionet europiane.

Edhe pse në letër kryeqytetasit ishin favoritë për të bërë mirë në këtë periudhë, ku u synua dhe kalimi në grupe, fusha e blertë tregoi të kundërtën. Pas ndeshjes, trajneri Orges Shehi ka mbajtur një fjalim në dhomat e zhveshjes duke inkurajuar lojtarët.

Ai ka marrë përsipër dështimin, ndërsa i ka motivuar të shohin vetëm përpara. Në fjalën e tij para futbollistëve, trajneri kampion është shprehur:

“Djem, dua ta mbani kokën lart. Nuk keni gabuar ju, kam gabuar unë. Unë e di që ju kishit shumë dëshirë të shkonim më larg dhe të bënim më mirë në këtë aventurë, por nuk qe e thënë. Megjithatë, forca e një skuadre dhe forca jonë ka qenë gjithnjë mënyra se si i menaxhojmë këto momente të vështira.

Ju lumshin këmbët për atë që keni treguar në fushë. E përsëris, përgjegjësia është e imja. Jam unë fajtori dhe mund të kem gabuar unë. Lojtarët mos m’i godisni. Futbolli është lojë gabimesh dhe duhet të pranojmë. Nuk mund të kthejmë asgjë pas.

Jepini, forca. Të gjithë e dimë se futbolli një herë të ngre dhe një herë të ul. Ju duhet ta kaloni me vendosmëri këtë. Keni të ardhmen përpara, duhet të shihni gjithnjë përpara”, ka thënë trajneri bardheblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img