Monday, November 25, 2024

Malota, lë Laçin për Egnatian. Shtatlarti i qëndrës së mbrojtjes firmos për dy sezone me rrogozhinasit

Lexo

Ndonëse i qëndroi besnik Laçit deri në mbyllje të konkurimit në Europë, ajo që flitej prej kohësh për lezhjanin Reanato Malota, është bërë realitet.

Që prej mbrëmjes së martë, Renato Malota është zyrtarisht futbollist i Egnatias duke konkretizuar kështu ofertën dhe këmbënguljen e drejtorit sportiv të Egnatias, shkodranit Ndriçim Shtubina, i cili realisht kishte ditë të tëra që punonte për një gjë të tillë.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me futbollistin Renato Malota. Qendërmbrojtësi Malota ka nënshkruar për 2 sezone me skuadrën tonë”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit rrogozhinas, menjëherë pas firmosjes dhe prezantimit që presidenti Agim Demrozi bëri në emër të klubit që ai financon.

I dalë nga futbolli i moshave në Lezhë, formimin e tij si futbollist, Renato Malota e bëri kryesisht në kryeqytet me Partizanin dhe sidomos me Dinamon, ndërkohë që ka luajtur edhe për Vllazninë dhe Kukësin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img