Ceremonia e FIFA-s, organizuar mbrëmjen e sotme në Zyrih për ndarjen e çmimeve të vitit ka pasur një pikë kulminante siç është ajo e shpalljes së lojtarit më të mirë të vitit. Krahas sulmuesit të Bajernit, Robert Levandovski, i cili ishte një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së tij në sukseset e arritura gjatë këtij viti kalendarit, në garë kanë qënë edhe dy lojtarë po aq të spikatur si Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo.
Mes kësaj treshe speciale, votat më të shumta i ka marrë sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, duke u shpallur kështu “Lojtari më i mirë i vitit 2020”. Nga sa thuhet, triumfi i Levandovskit mbi kundërshtarët e tij të fushës së lojës Kristiano Ronaldo dhe Leo Mesi ka ardhur edhe për atë që polaku fitoi të gjitha trofetë e vitit me skuadrën e tij “Bajern i Mynihut” duke u konsideruar ky një çmim mëse i merituar për të.