Thursday, April 18, 2024

Manuel Nojer shpallet “Portieri më i mirë i vitit”

Lexo

Portieri i njohur gjerman që mbron ngjyrat e skuadrës Bajern Mynihut, Manuel Nojer është shpallur “Portieri më i mirë i vitit”. Çmimi në fjalë i është dorëzuar gardianit gjerman mbrëmjen e sotme gjatë ceremonisë  së organizuar në Zyrih nga FIFA. Pas marrjes në dorëzim të këtij çmimi, Nojer është shfaqur i kënaqur për vlerësimin që i është bërë nga votuesit, pjesë e të cilit kanë qënë kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare së bashku me 200 përfaqësues të mediave, si dhe përfaqësues nga komuniteti i tifozëve.

“Është një nga vitet më të mira të karrierës time. Kemi arritur të fitonim gjithçka, ishim të sigurt në vetvetete dhe ishte fantastike. Në këtë vit sidomos gjatë verës, kur kemi luajtur në Lisbonë ishte fantastike. Sigurisht nuk ishte aspak e lehtë për ne pasi nuk kishim tifozët që të na mbështesnin. Kemi patur mentalitetin fitues, dhe kemi gjetur kombinimet e duhura duke dhënë më të mirën tonë ndeshje pas ndeshje. Si portier është e thjeshtë të komunikosh në fushën e blertë. Një shembull, unë si portier e kam të lehtë të komunikoj edhe me Levandovskin që ndodhet në sulm, në kuptimin e lirshmërisë.”, -është shprehur menjëherë pas marrjes në dorëzim të çmimit si “Portieri më i mirë i vitit”, Manuel Nojer.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img