Emocione të shumta ka sjellë ceremonia organizuar nga FIFA në Zyrih të Zvicres për shpalljen e më të mirëve të vitit në futboll edhe sa i takon shpalljes së çmimit për trajnerin më të mirë të vitit. Nisur edhe nga sukseset e fitimit të më shumë trofeve, tre të tillë gjatë këtij viti, favorit kryesorë për marrjen e këtij çmimi ka qënë padyshim trajneri i Bajernit, Hansi Flik. Megjithatë, kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare, përfaqësuesit e mediave, si dhe ato të komunitetit të tifozëve i kanë dhënë shumicën e votave trajnerit karizmatik të Liverpulit, Jyrgen Klop duke e shpallur atë “Trajnerin e vitit”. Një çmim ky që e ka entuziasmuar jo pak njëshin e pankinës së Liverpulit, gjë të cilën e ka shprehur edhe gjatë përshëndetjes së bërë në ceremoninë përkatëse duke theksuar se nuk e priste një gjë të tillë.