Pika turistike e Shirokës dhe shkodranët në tërësi, pritën këtë fundjavë aktivitetin e përvitshëm,”Triathlon Labeat 2022”. Aktivitet ky që tashmë falë Shoqatës “Shkodra Sport” me president Kliti Hoti, sekretar Elvis Bilali, së bashku me stafin e tyre professional dhe me mbështetetjen e Bashkisë Shkodër, vjen për 10-tin vit me radhë.
Rreth 100 pjesëmarrës në garë, kryesisht nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, si dhe Australia, garuan në tre disiplina. Fillimisht konkurimi në sportin e notit me distancën 750 metër dhe kthim, gara e të cilit u zhvillua në qëndër të Shirokës pranë molos.
Në vijim ka qënë konkurimi për disiplinën e sportit të çiklizmit, në një pedalim prej 20 kilometrash, itenerari i të cilit ishte Shirokë-Ura e Bunës dhe kthim duke e bërë në tre xhiro. Dhe, në fund edhe vrapimi prej 5 kilometrash që mbylli edhe konkurimin.
Fituesit e garave përkatëse janë përcaktuar pas një gare të fortë sportive, ku konkurimi ka qënë mes sportistëve shqiptarë dhe atë të ardhur nga Australia.
Në të dy rastet, për femra dhe meshkuj, kanë triumfuar sportistët shqiptarë. Në kategorinë e femrave fituese e vendit të parë është shpallur Dëbora Keci nga Tirana, e ndjekur nga Lucy Ruffy-Australi dhe Liljana Idrizaj e Shkodrës.
Për meshkuj, të rritur, në vend të parë është renditur Bledar Mesi nga Tirana, pjesëtar i Forcave të Armatosura, në vend të dytë David Stewart nga Australia dhe në vend të tretë Roland Ziu nga Tirana.
Edhe për kategorinë e juniorëve vendin e parë e ka merituar një pjesëtar i familjes “Mesi”, i riu i talentuar, Lioniel Mesi, djali i kampionit Bledar Mesi duke lënë në vend të dytë Ensar Bala dhe Aiden Mjeda të Shkodrës.
Renditja-Kategoria e femrave
- Debora Keci(Tirana)
- Lucy Ruffy(Australi)
- Liljana Idrizaj(Shkodër)
Renditja-Kategoria e meshkujve
- Bledar Mesi(Tirana)
- David Stewart(Australi)
- Roland Ziu(Tirana)
Renditja-Kategoria e juniorëve
- Lionel Mesi(Tirana)
- Ensar Bala(Shkodër)
- Aiden Mjeda(Shkodër)
Diplomat dhe kupat përkatëse iu dorëzuan fituesve përmes një ceremonie zyrtare festive ku asistoi edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, Rektoria e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Suzana Golemi dhe ZV.rektoria e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Alma Idrizi.
Sport dhe turizëm
Veprimtari na fjalë kjo që ka për qëllim për t’i dhënë promovimin e duhur traditës së bukur të sportit, turizmit dhe jetesës së shëndetshme përmes aktiviteteve sportive. Aktivitet që në fakt nuk kishte vetem sport, por edhe turizëm siç e ka misionin vetë shoqata Shkodra Sport. Kjo, pasi për hirë të së vertetes e ndoqën nga afër një numër shumë i madh turistësh, vendas dhe të huaj që kishin zgjedhur pikën turistike të Shirokës për të kaluar fundjavën. Një promovim i traditës së bukur sportive që Shkodra e ka, i turizmit liqenor që ujrat e liqenit dhe zonat turistike Shirokë – Zogaj ta ofrojnë si asnjë tjetër, por edhe promovimi i sportit për një jetë të shëndetshme.
„Për një jete të shëndetshme“
Krahas të tjerave, aktiviteti i organizuar këtë të diele në Shirokën piktoreske, Triathlon Labeat 2022“ kishte si moto edhe jetën e shëndetshme. Triathlon Labeat eshte bere tashme nje event sportiv i pervitshem dhe qe gjithnje ka pasur per qellim qëllim rritjen e fokusimit mbi aktivitetin sportiv dhe stilin e jetesës per një jete të shëndetshme dhe rëndësinë e tij për parandalimin e ngjarjeve aterosklerotike.
Kjo eshte dhe arsyeja qe kete vit Triathlon Labeat zhvillohet me moton „Per nje jete te shendetshme“ e cila zhvillohet nen drejtimin dhe mbeshtetjen e Universitetit të Mjekësisë e përfaqësuar nga Zv.Rektorja, Alma Idrizi, Shoqates Shqiptare te Nefrologjise, Universitetit te Mjekesise dhe Kompanise farmaceutike Novartis.
Te gjithe vullnetaret te cilet iu bashkengjiten aktivitetit te sotem me fushaten kishin për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi parandalimin e hershëm të sëmundjeve kardio-renale dhe ndikimin e dislipidemive në sëmundjet kardiovaskulare, të trurit dhe të veshkave.
Fakte:
422.7 milionë njerëz janë të prekur nga sëmundje kardiovaskulare në të gjithë botën.
17.9 milionë njerëz humbasin jetën cdo vit nga Semundjet Kardio Vaskulare, që përbëjnë 31% të vdekjeve globale, nga të cilat 85% nga Infarkti i Miokardit dhe insulti cerebral.
Pjesa më e madhe e këtyre vdekjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Prevalenca e dislipidemive ne Shqipëri eshte 58.6 %, e ngjashme me atë të vendeve të tjera europiane.
Gaspër MARKU-Shirokë, 4 shtator 2022
(Video)-Pamje nga garat, ”Triathlon Labeat 2022”, zhvilluar në Shirokë-Shkodër.