Kryebashkiaku shkodran, Bardh Spahia dhe Presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi, të emocionuar nga paraqitja e Vllaznisë në përballjen me Real Madrid- Women’s Uefa Champions League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Paraqitja dinjitoze e Vllaznisë në përballjen ndaj Real Madrid në ndeshjen e fazës së grupeve “Women’s Uefa Champions League”, ka emocionuar jo pak edhe kryebashkiakun shkodran, Bardh Spahia si dhe Presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi, të cilët e ndoqën live ndeshjen në fjalë në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi”. Emocionet dhe vlerësimet ndaj ekipit kuqeblu, Spahia dhe Xhaferi i shprehen në postimet publike të përcjellë në rrjetet sociale.

Bardh Spahia(Kryetar i Bashkisë Shkodër)

“Përtej rezultatit, vajzat e Vllaznisë na dhuruan një lojë të shkëlqyer përballë Real Madrid në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kanë shënuar historinë në futbollin shqiptar dhe jam i bindur se do ta tregojnë denjësisht në fushë se e meritojnë të jenë mes ekipeve më të mira të Europës. I përgëzoj vajzat dhe stafin dhe ju uroj suksese për sfidat në vazhdim!”

Alban Xhaferi(President i KF Vllaznia)

“Historike per futbollin tonë!

U luajt per here te pare himni i Champions League në fazen e grupeve ne mitikun e futbollit Shqiptarë, Loro Boriçi.

Vajzat tona po na bëjnë krenar të gjithëve, në këtë rrugëtim madhështore.

Le ti urojme suksese vajzave tona ne këto sfida fantastike dhe të besojmë dhe punojmë fort qe ky model suksesi në një të ardhme të afërt ta kemi edhe për Vllazninë e djemve”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78'/Lukiç 21') Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61'),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61'),Xh.David(P.David 61'),Oluvasei(Larin 76'). Trajner: Xhesi Marsh Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84'),Bajraktareviç(Suniç 74'),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61'),Memiç(Alajbegoviç 74'),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61'). Trajner:Sergej Barbarez Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo...
- Advertisement -spot_img