Tuesday, November 26, 2024

Nesër, Kukësi-Vllaznia. Trajneri Dobi: Duhet të marrin me patjetër 3 pikë dhe nuk ka rrugë tjetër përveç fitores!

Lexo

Në kampin kuksian janë të karikuar për të marrë me patjetër një fitore tre pikëshe ndaj Vllaznisë, ndeshje kjo që luhet mesditen e së mërkurës në stadiumin “Kukës Arena”. Dy humbjet radhazi në kampionat, kanë rënduar jo pak situaten në kampin kuksian duke e bërë të detyrueshme rikthimin tek fitorja. Një gjë të tillë e deklaroi sot në konferencën e shtypit edhe vetë trajneri i verilindorëve, Enkeleid Dobi.

“Na duhet se s’bën fitorja, kaq. Ky është një obligim për ne për dy ndeshjet e fundit. Për te gjithë përmbledhjen, ambiciet e FK Kukësit na duhet të kthehemi te ato shinat që ishim pak më para se ndeshjen me Egnatian. Të bëjmë një lojë solide por mbi të gjitha të krijojmë volum, dinamikë dhe mbi të gjitha 3 pikë. Rezultati tani është ai që mund të na kthejë te rruga e duhur. Kjo është, nuk ka të flas gjëra të bukura të mençura. Më e mençura është 3 pikët dhe kaq. Se si, duhet me e gjet nga thellësia e jo vetëm nga zemra që themi por edhe nga mushkëria e melçia e ku di unë deri te veshkat. Të japim maksimumin edhe ndoshta pak më shumë se maksimumin që t’ia dalim prap.”, tha fillisht Dobi.

Më pas, duke analizuar ecurinë e skuadrës që ai drejton, Dobi ndalet në disa elementë funksionues të ekipit. “Normale që edhe koha nuk është shumë e gjatë, ndeshja na kushtoi nga ana psikologjike, na kushtoi nga ana morale, nga ana fizike dhe luajtëm 10 me 11 mbi më shumë se 30 minuta. Ndonjëherë ana psikologjike dhe morale kushton më shumë se ana fizike, por duhet të reagojmë edhe ne si staf por edhe lojtaret. Të veme pak freski , kemi një skuadër, një grup lojtarësh që secili pret ate shansin e vet dhe gjithmonë sikur kam thënë secili do e ketë shansin. Mënyra është se si do e shfrytezojnë dhe do e vëne në punë për te mirën e ekipit.”, shtoi Dobi.

Për teknikun Dobi, e rëndësishme është fryma e grupit, dhe jo e individit/ “Unë e kam thënë edhe në fillim se këtu nuk ka yje. Ylli më i madh është FK Kukësi, ccdo njeri duhet të punojë për Kukësin. Futbolli është lojë kolektive, jo lojë individuale. Gjithë talentin, gjithë mundësinë ta vëmë në funksion te grupit dhe të bëjmë ato lëvzijet e duhura e shpresojmë që kjo ndeshje të dalë me rezultat për ne”, përfundoi njëshi i pankimës verilindore., Enkeleid Dobi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img