Tuesday, November 26, 2024

(Video) Trajneri i Vllaznisë U-17 Gilman Lika, flet me superlativa për talentin e Akademisë Vllaznia, Geralb Kubazi. Është e ardhmja e sulmit kuqeblu!

Lexo

Vllaznia U-17, pjesë e Kampionatit Kombëtar të Superligës së moshave, e cila drejtohet nga trajneri Gilman Lika, ka në gjirin e saj një “bomber”. Ai quhet Gerald Gubazi, i cili po spikat me golat e tij në ndeshjet e kampionatit kombëtar. Për t’u theksuar janë gjashtë golat që i ka shënuar dy ekipeve të Tiranës, ekipit bardheblu, dhe Akademisë së Futbollit Tirana, nga tre për secilen skuadër në një ndeshje.

Ndërkohë, nga dy gola i ka shënuar edhe Partizanit dhe Skënderbeut, ku me 10-të gola është golashënuesi më i mirë deri më tani i kampionatit të Superligës së moshave U-17.

Pasi e kanë ndjekur me vemendje në disa ndeshje, falë kësaj paraqitje fantastike, stafi teknik i Vllaznisë me në krye Josën e kanë thirrur Kubazin në ekipin e parë, ku vazhdon të përgatitet me grupin e parë.

Me talentin dhe të dhënat që ka, Gerlad Kubazi pritet të jetë golashënuesi i duhur që Vllaznia pret prej kohësh.

Ndërkohë, në kuadrin e trajnerit të Vllaznisë U-17, vetë Lika shprehet i kënaqur me detyrën e re pas largimit nga fusha e lojës si futbollist

Me punën e mirë që po bëhet aktualisht tek Akademia Vllaznia, përfshirë edhe ekipin U-19 me trajner Edmond Doçi, elemeti cilësor për ekipin e parë është i garantuar.

Intervisten e plotë të trajnerit të Vllaznisë U17, Gilman Lika, mund ta ndiqni në YOUTUBE, kanali Veriu Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img