Kampionati i Kategorisë së Tretë për edicionin 2022-2023 do të nisë këtë javë me ndeshjet e javës së parë që do të luhen më datën 24 nëntor. Federata Shqiptare e Futbollit ka mbyllur tashmë prej disa ditësh përgatitjet për regjistrimin e skuadrave dhe ka përpiluar kalendarin për sezonin e ri të këtij kampionati, ku do të marrin pjesë 13 skuadra të ndara në dy grupe.
Grupi A është i përbëra nga gjashtë skuadra, ndërsa Grupi B do të ketë shtatë të tilla me të gjitha ndeshjet që do të luhen në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.
Sipas rregullores, kampionati do të ketë tre faza me dy skuadrat që do të renditen në vendet e para të grupeve që do të sigurojnë ngjitjen sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë, ndërsa dy skuadrat e renditura të dytat do të përballen në play-off më fund të sezonit.
Fituesja e këtij çifti do të përballet në play-out me skuadrën e renditur në vendin e tretë nga fundit të Kategorisë së Dytë për të siguruar biletën e fundit që vlen qëndrimin ose ngjitjen në Kategorinë e Dytë.
Gjithashtu, në fund të sezonit do të ketë edhe një finale për të shpallur ekipin fitues të kategorisë së Tretë ku do të përballen skuadrat e renditura në dy vendet e parë të Grupit A dhe B.
Më poshtë, edhe kalendari i javës së parë për të dyja grupet në Kategorinë e Tretë 2022-2023:
Kategoria e Tretë / Java e Parë
Grupi A
SHS Përmeti – Basania & AM
FK Skrapari – KF Çerma
KF Klosi – Adriatiku
Grupi B
FC Gramozi – Drini FK
FK Këlcyra – Albanët
KF Spartaku Tiranë – Minatori Bulqizë
FC Kinostudio pushim