“Sunday League” Futboll 9×9/Nuk mjafton dopieta e Smajlit, vjen barazimi i parë për shkodranët e MFC Panthers, kryesimin e merr Prestige me 2 pikë më shumë

Roamel-MFC Panthers 2-2(Shënues: Brendon Smajli)

Pas një jave pushim, Kampionati Kombëtar i futbollit amator, “Sunday League” te futbollit 9×9, është rikthyer me ndeshjet e javës së tetë. Ashtu si edhe ndeshjet e mëparshme, bazuar në një vendim të marrë nga federata në fjalë, ballafaqimet e këtij kampionati vazhdojnë të zhvillohen në Tiranë.

Për javën e tetë të kampionatit, MFC Panthers Shkodra kishte përballë skuadrën Roamel, nënkampione e senit të kaluar dhe pretendente kryesore për titull së bashku edhe ekipin tjetër kryeqytetas, Pretige.

Në ndryshim nga shtatë javët e mëparshme, ku MFC Panthers e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani i kishte fituar të gjitha ndeshjet me radhë, kjo e fundit ka regjistruar barazimin e parë.

Një ndeshje, që në fakt është dominuar plotësisht nga skuadra shkodrane, Panthers, e cila falë dy golave mjeshtrorë të realizuar nga Brendon Smajli përmes goditjeve të dënimit, ka qënë dy herë radhazi në kryesim të rezultatit, por në të dy rastet, nënkampionet e Roamel kanë barazuar shifrat.

Sipas presidentit Ergi Axhani, i cili e ka ndjekur skuadrën që financon prej së fërmi në këtë ndeshje, Panthers Shkodra e meritonte fitoren, por kanë qënë disa vendime të njëanshme të arbitrit që e kanë dëmtuar ekipin shkodran të mos regjistrojë edhe fitoren e tetë radhazi.

Barazimi në javën e tetë i ka kushtuar MFC Panthers Shkodra duke lëshuar kryesimin e kampionatit, që tashmë e ka marrë skuadra kampione në fuqi, Prestige me 24 pikë duke lënë në vend të dytë Panthers Shkodra me 22 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu