Wednesday, April 24, 2024

(Video)-(Intervista) Vllaznia shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajneri Izmir Kashi, flet për suksesin e radhës

Lexo

Viti 2022, ka qënë shumë i suksesshëm për Vllazninë e disiplinës artistike. Ekipi i drejtuar me passion dhe profesionalizëm nga trajneri Izmir Kashi dhe kolegja e tij Shpresa Salja, ka spikatur në të gjitha aktivitetet, duke merituar trofe si ekip dhe si individë. Suksesi i fundit ishte ai i arritur në Tiranë, ku në Kampionatin Kombëtar të Gjimnastikës për të gjithë, mes tetë ekipeve konkuruese, Vllaznia  shpallet Kampione e Shqipërisë. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Izmir Kashi, flet për emocionet e trofeut të fundit, si dhe ecurinë pozitive gjatë të gjithë vitit në përgjithësi.

Profesor Kashi, urime për trofeun e fituar së fundmi në kryeqytet! Sipas informacionit, konkurenca në këtë kampionat ishte e fortë mes 8 ekipeve pjesëmarrëse, ishte e vështirë koleksionimi i titullit të radhës?

Kjo fitore erdhi pas një stervitje intensive që kemi bërë çdo ditë. Sportistët tanë janë stërvitur nga 3-4 ore çdo ditë për të arritur objektivin dhe arriten të bënin një përformance të shkëlqyer.

Me cilin nga ekipet pjesëmarrëse e kishte rivalitetin më të madh, Vllaznia?

Konkurenca ishte mjaft e madhe, po ashtu ishin edhe emocionet e garës. Ekipi që mori vendin e dytë ishte Xheni Gjimnastikë (Tirana)

Kush ishin protagonistet e suksesit, do të ishte me interes formacioni i aktivizuar nga ana juaj në garë?

Ekipi jonë u përfaqësua me këta sportistë: Gresa Dragani, Eliza Bushgjokaj, Serena Kraja, Merilin Islami, Roah Bashli, Sara Moleci, Klea Marku, Larisa Mugri, Alea Miloti, Mishela Bitanji, Paulo Zefi, Kristi Marku, Eduart Zefi.

Natyrisht, që një pjesë të madhe të suksesit, ju takon edhe ju trajnerëve që punoni gjatë të gjithë vitit me këto vajza. Diçka, edhe për bashkëpunimin me kolegen tuaj, Shpresa Salja?

Bashke me Shpresen kontribojmë çdo ditë me shumë pasion dhe përkushtim me këta talenta që kemi në dispozicion.

Në krye të Federatës së Gjimnastikës është një shkodran, si Leonard Lulaj, ish gjimnast i njohur i Vllaznisë, i cili ka një kontribut të madh edhe në ndërtimin e palestrës së gjimnastikës Vllaznia, në qytetin e Shkodrës. Si është bashkëpunimi me zotin Lulaj?

Z.Leonard Lulaj është një nga personat që na mbështet me çdo gjë që kemi nevojë dhe është personi i cili po bën gjithçka që gjimnastika të arrijë nivele sa më të larta.

Për t’u theksuar është se pranë ekipit tuaj shikohet të jetë i pranishëm, babai juaj, ish gjimnasti i njohur, Latif Kashi, i cili pse me veteran, me përvojën e tij disa vjeçare, kontribuon si djalë i ri në proçesin stërvitor, por edhe në gara. Çfar mendoni se keni marrë nga mjeshtria e babait tuaj?

Babai im bashkë me ne  kontribon çdo ditë në palestren  tonë. Një nga gjërat kryesore që kam marrë nga përvoja e tij është asistimi tek sportistat kur janë duke ekzekutuar ushtrimet.

Me punën e mirë të viteve të fundit, duket se po i rikthehet lavdia gjimnastikës shkodrane, e cila në kohën kur garonte babai juaj dhe kolegët e tij të nderuar, Vllaznia shkëlqente në sportin e gjimnastikes. Aktualisht, me sa ekipe zinxhir dhe me sa gjimnastë funksionon Vllaznia?

Në ekipin tonë, qëllimi është masivizimi i të gjithë fëmijëve që të merren me sportin e bukur të gjimnastikes. Përveçse jemi nje ekip, jemi një familje e madhe. Grup moshat fillojnë nga 7-8 vjeç, për të vijuar me 9-10vjeç, 11-12 vjeç, 13-14vjeç. dhe 15+

Edhe diçka tjetër, shikojmë që në konkurim ka vetem gjimnaste femra të Vllaznisë. Përse mungojnë ekipet e meshkujve, a pritet që në të ardhmen, Vllaznia të përfaqësohet me ekipe meshkujsh?

Kemi edhe djem mjaft të talentuar, por numri i tyre është më i vogël. Gjatë periudhës në vazhdim, po shikohet mundësia që ekipi i meshkujve të zgjerohet.

Kampionati Kombëtar i zhvilluar në Tiranë, ishte gara e fundit e vitit, apo ka ndonjë tjetër në vazhdim?

Vitin 2022 e mbyllëm me sukses dhe ky ishte kampionati i fundit.

Dhe, në mbyllje, diçka për të ardhmen, cilat janë disa nga garat dhe objektivat e Vllaznisë për vitin 2023?

Objektivi jonë për vitin 2023 është që të rrisim nivelin dhe të garojmë në arenen ndërkombëtare që të përfaqësojmë vendin me rezultate positive.

Ju faleminderit profesor Kashi, suksese ju dhe koleges tuaj Shpresa Salja!

Faleminderit nga ana e juaj!

Intervistoi: Gaspër MARKU

(Video) Tiranë-Kampionati Kombëtar i Gjimnastikës për të gjithë, Vllaznia kampione

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img