Dy te kualifikuarat e Grupit C, Argjentina dhe Polonia

Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen ndaj Polonisë në ndeshjen e tretë të Grupit C në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”, duke u kualifikuar kështu nga pozita e parë në raundin e 1/8-tës.

Argjentina nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e fundit të grupit duke fituar falë golave të shënuar në pjesën e dytë në takimin e zhvilluar në ‘Stadium 974’.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të kombëtares Albiceleste, të cilët krijuan shumë raste me anë të Lionel Messit dhe Julian Alavarez, por u pritën të gjitha nga portieri Wojciech Szczesny. Përveç rasteve, Argjentina pati edhe një penallti të akorduar nga VAR-i në minutën e 39-të, por edhe këtu Szczesny ishte i pakalueshëm duke pritur goditjen e Messit dhe dërguar ekipet në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, Argjentina ishte e papërmbajtshme duke rritur rastet dhe duke gjetur shpejt rrjetën dy herë për të siguruar fitoren dhe kualifikimin. Goli i parë erdhi në minutën e 46-të me anë të Alexis Mac Allister, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Alvarez (67’) u përkujdes për të dërguar epersinë në 2-0. Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste tjera nga Argjentina, por pa arritur të gjejnë golin dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Argjentina kualifikohet nga pozita e parë, ndërsa Polonia nga vendi i dytë.

Nga ana tjetër, Meksika ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve, por u eliminua për shkak të rregullit të gol-dallimit, pasi kishin më shumë gola të pranuar se sa rivali i tyre Polonia.

Meksikanët duket e ditur që nuk kishin fituar asnjërën nga dy ndeshjet e para, e nisën në sulm takimin, duke krijuar më shumë. Alexis Vega rrezikoi i pari në minutën e tretë, por portieri Al Owaisi ishte në vend. Pas tij ishte radha e Orbelin Pineda që rrezikoi në minutën e 25-të, por sërish ishte në vend portieri saudit. Rastin e parë në ndeshjen sauditët e kishin në kohën shtesë të pjesës së parë, por gjuajtja e Ali Al Hassan shkoi afër portës.

Me të filluar pjesa e dytë meksikanët shënuan me Henry Martin që përfitoi nga një pasim në zonë, duke tundur rrjetën nga afër për 1-0.

Pas pesë minutash Meksika shënoi edhe njëherë, kësaj radhe një gol shumë të bukur me Luis Chavez i cili gjeti rrjetën nga goditja e dënimit. Martin, Hirving Lozano dhe Chavez kishin raste për golin e tretë, por nuk ishin të saktë. Meksika e mbylli grupin me 4 pikë, aq sa Polonia, ndërsa golat e shënuar ishin të njëjtë (nga dy), por me ata të pranuar meksikanët ishin më keq, pasi që kishin një më shumë tre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu