Japoni-Spanjë 2-1
(Shënues:48′ Doan, 51′ Tanaka/ 12′ Morata)
Nuk është hera e parë që raste të tilla si ky i mbrëmjes së sotme në ndeshjen, Japoni-Spanjë ndodhin në futboll. Por, kjo e kësaj radhe ka një faturë të rëndë, pasi “aplikacioni” që përdori Spanja duke pranuar humbjen 2-1 me Japoninë, i bën nder skuadrës kundërshtare në kurriz të Gjermanisë, të cilën, edhe pse fitoi 2-4 me Kosta Rikën e eleminoi nga Kupa e Botës.
Spanjollët shënuan të parët që në minutën e 12-të me anë të Moratës, dhe duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 0-1 e vunë në “gjumë” kombëtaren gjermane, e cila me naivitetin e saj e mori të mirëqënë situatën momentale të kryesimit spanjoll. Gjë që nuk vijoi në pjesën e dytë, pasi japonezët shënojnë dy herë radhazi dhe përmbysin rezultatin në favorine tyre, 2-1.
Duke qënë në kontakt të vazhdueshëm me ndeshjen paralele, avantazhi i japonezëve demoralizon gjermanët, që edhe ato pësojnë dy gola të shpejtë brenda tre minutash. Reagimi nuk vonon të vijë nga kampi gjerman që fikson shifrat 2-4, ndërkohë që besojnë se mund të ketë një reagimi spanjoll ndaj Japonisë. Por, loja e “shahut” në sfidën, Japoni-Spanjë, lë në fuqi fitoren minimale të Japonisë, 2-1 duke mbërritur aty ku ishte “misioni”. Japonia e para e grupit E, Spanja e dyta, dhe ….Gjermania në shtëpi…
“Gjermania bëri detyrën! Fitoi! Bindshëm!
Spanja bëri skemën! Humbi! Lezetshëm!
Gjermania fitoi, por nuk u kualifikua dot!
Spanja humbi, por u kualifikua!
Gjermania nuk e la Spanjën jashtë botërorit!
Spanja e la Gjermaninë jashtë botërorit!
Gjermania luajti FUTBOLL!
Spanja luajti shah!
Gjermania shkon në shtëpi, me nder!
Spanja luan në botëror, me turp!
Heads up lads!
( marr nga profili i Andi Shkira)”, shkruan gazetari sportiv, Tonin Frroku, i njohur si një tifoz i spikatur gjerman, pas zhgënjimit që përjetoi në eleminimin e kmombëtares gjermane nga Botërori.