Monday, December 23, 2024

Disiplina-Vendimet e javës në futbollin e moshave, ndëshkohet edhe një zyrtar i Akademisë Futbollit Vllaznia

Lexo

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka analizuar ndeshjet e e Kampionateve Kombëtare të futbollit të moshave duke marrë edhe vendimet përkatëse për shkeljet disiplinore të shkaktuara gjatë javës së fundit. Mes masave të marra, ka një ndëshkim edhe për një zyrtar të Akademisë së Futbollit Vllaznia për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes,

Ja vendimet e marra në mbledhjen përkatëse të Komisionit të Disiplinës

“Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Oresti Rifa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Orsi Argeja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Partizani U-19, Marselo Gjuzi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Vllaznia U-15, Elio Dervishaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të S Përmeti, Klaudio Hoxha, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të S Përmeti, Ardit Gjikola, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img