Monday, December 23, 2024

Botërori “Katar 2022”: “Shkodra është mësuar me përmbytje, por atë natë që u eliminua Gjermania, u përmbyt në thatësirë nga lotët e tifozëve!”

Lexo

Ashtu si edhe në shumë studio televizive të kryeqytetit, eleminimi i Gjermanisë nga finalet e Botërorit “Katar 2022” ka qënë objekt diskutimi edhe në atë të News 24. Një ndër komentet pikante të të ftuarve në panel ka qënë ai i ish futbollistit dhe ish trajnerit të Vllaznisë, sot trajner i kombëtares së futbollit U-19, Armando Cungu.

Ndër të tjera, professor Cungu, ka bërë të ditur se mesa keqardhje është përjetuar eleminimi i gjermanëve nga Botërori në qytetin e Shkodrës.  “Shkodra është mësuar me përmbytje, por atë natë që u eliminua Gjermania, u përmbyt në thatësirë nga lotët e tifozëve. Gjermania nuk ka treguar potencial për të fituar në këto 2 kampionate. Më është dukur Botëror i çuditshëm, ka pasur shumë surpriza. Kemi parë ekipe të dorës së dytë që luajnë futboll të bukur dhe që të krijojnë probleme.

Tani fillojnë siten gjërat. Faza e 1/16-ave nuk ka përballje titanësh, por 8-shja do të ketë përballje të forta. Mesi dhe Maradona nuk kanë nevojë për komente. Unë anoj më shumë te Maradona, është legjendë e pavdekshëm, sado që të mendohet Mesi nuk e arrin dot Maradonën, edhe po e mori Kupën e Botës”, është shprehur ndër të tjera, trajneri i kombëtares U-19, Armando  Cungu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img