Thursday, April 25, 2024

Botërori “Katar 2024”-Mesi, kalon Argjentinën në çerekfinale. Fitore e merituar, por Australia kishte shanse për ta çuar ndeshjen në shtesë

Lexo

Argjentinë-Australi 2-1

(Shënues: Mesi 35′, Alvarez  57′ / Fernandez 77′ (ag))

Argjentina mundi 2 me 1 Australinë dhe kalon në turin çerekfinal. Ndeshja  e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin Ahmad Bin Ali,, e dyta pas çiftit Holandë SHBA ku nxori fitues tulipanët, u dominua në pjesën më të madhe të lojës nga Argjentina, por në pjesën e dytë, dhe sidomos në minutat e fundit, Australia ushtroi presion, madje ishte shumë pranë golit të barazimit për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Vërshëllima e fundit e arbitrimit, lehtësoi kampin argjentinas, i cili me të drejtë iu gëzua kualifikimit në çerekfinale. Një kualifikim, që ka brenda pjesën më të madhe të kontributit nga Leo Mesi, i cili zhvilloi ndeshjen e 1000-të në karrierën e tij mes klubit dhe kombëtares. Përpos golit të shënuar nës minutën e 35-të, pati një volum të madh loje duke nxjerrë disa herë në pozicione goli shokët e tij të skuadrës.

Në pjesën e dytë, Julian Alvarez dyfishoi epërsinë e tij në minutën e 57-të, duke bërë që De Paul të ushtrojë presion shumë të lartë ndaj portierit australian Ryan. Australia rihapi lojën në minutën e 77-të me goditjen e Goodëin të devijuar nga Fernandez, por nuk mjaftoi. Në çerekfinale do të jetë një sfidë e madhe ndaj Holandës së Van Gaalit.

Përpara duke luftuar. Vazhdon rrugëtimi i Argjentinës në Katar dhe në çerekfinale do të takohet me Holandën pas fitores 2-1 ndaj Australisë në 1/16 në një ndeshje të hapur dhe të luftuar deri në sekondën e fundit. Lionel Messi dhe Julian Alvarez nënshkruan fitoren, por në çerekun e fundit të lojës Australia i tregoi trajnerit Scaloni se çfarë janë vuajtjet, duke parë një pritje vendimtare nga Emiliano Martinez ndaj Kuol në minutën e 97-të, e cila vuri në rrezik miliona tifozë të Amerikës së Jugut. E megjithatë, fundi i buzëqesh  Argjentinës, e cila vazhdon përpara dhe në çerekfinale e prêt prova me Holandën.

Statistika

Lionel Messi shënoi golin e tij të parë në fazën eliminatore të Kupës së Botës ( 9 gola në kompeticion).

Asnjë lojtar nuk ka shënuar golin e parë të një ndeshjeje më shumë herë se Lionel Messi në një ndeshje të Kupës së Botës: gjashtë, i barabartë me Christian Vieri, David Villa dhe Ronaldo.

Kundër Australisë, Lionel Messi kaloi pikën historike të 1000 ndeshjeve mes kombëtares së Argjentinës, Barcelonës dhe Paris Saint-Germain. Sulmuesi Albiceleste numëroi 789 gola dhe 338 asistime (pjesëmarrje në 1127 gola në total).

Argjentina ka arritur në çerekfinale për herë të tetë në Kupën e Botës: vetëm Brazili (14), Gjermania (14) dhe Anglia (9) kanë arritur këtë moment historik më shumë herë.

Lionel Messi ka shënuar nëntë gola në Kupën e Botës: vetëm Gabriel Batistuta ka më shumë (10) për Argjentinën në kompeticion.

Lionel Messi u bë golashënuesi i dytë më i vjetër (35 vjeç, 162 ditë) që shënoi në një ndeshje eliminatore të Kupës së Botës në shekullin e 21-të, pas Miroslav Klose të Gjermanisë kundër Brazilit në 2014 (36 vjeç, 29 ditë).

Julián Álvarez (22 vjeç e 306 ditë) është lojtari më i ri i Argjentinës që ka shënuar në fazën eliminatore të Kupës së Botës, që nga Gonzalo Higuaín në 2010 kundër Meksikës (22 vjeç e 199 ditë).

Para Julián Álvarez, lojtari i fundit argjentinas që shënoi në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës ishte Hernán Crespo në 2006.

Dy herë, dy lojtarë, 34 vjeç e lart, kanë marrë pjesë në të njëjtin gol në një Kupë Bote (që nga viti 1966): Messi-Otamendi kundër Australisë dhe Messi-Di Maria kundër Meksikës.

Enzo Fernandez (21 vjeç e 320 ditë) është lojtari më i ri i Argjentinës që nis një ndeshjenga minuta e parë në fazën eliminatore të Kupës së Botës që nga Ariel Ortega kundër Rumanisë në 1994 (20 vjeç e 121 ditë).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img