Vllaznia U21-Korobi U21 2-1 (Shënues: Gledian Pusi 14’, Antonio Delaj 68’/Mziu 90’)
Vllaznia: Shkoza, Pusi, Paloka, Delaj, Dulaj, Bizi, Maliqi, Xhilaj, Peku, Musaraj, Bushaj(U aktivizuan:Troshani, Osmani, Aliu). Trajner: Elvis Plori
Korabi: Bara, Selmani, Xhafa, Rahimi, Mziu, Keko, Tanushi, Marku, Lami, Buci, Demaj.(U aktivizuan: Koci). Trajner: Donald Mziu
Pas zhgënjimit të javës së kaluar, ku barazuan në tranasfertë, 0-0 me Teutën e vendit të fundit në renditje, 21 vjeçarët e Vllaznisë, janë rikthyer tek fitorja. Një gjë të tillë e kanë bërë sot teksa kanë mundur në Shkodër, Korabin e Peshkopisë me rezultain 2-1.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” ka qënë e dominuar nga skuadra kuqeblu, e cila, me rastet e paraqitura mund ta kishte mbyllur sfidën me shifra të tjera më të thella. Këtu këmi parasysh edhe një penallti të shpërdoruar nga Delaj në minutën e 61-të, por edhe raste të tjera shënimi nga futbollistët e tjerë.
Referuar kronikës së takimit, pjesa e parë është mbyllur me avantazhin kuqeblu 1 me 0, falë golit të shënuar nga Gledian Pusi në minutën e 14-të. Fillimi i së dytës ka jo pak rivalitet në fushën e lojës, miqtë nga Dibra për të gjjetur golin e barazimit dhe vendasit shkodranë për golin e qetësisë.
Mund ta kishin gjetur këtë gol në të 61-tën me penalltinë e humbur nga Delaj, por nuk shkon gjatë, vetëm shtatë minuta më pas, dhe është po vetë Antonio Delaj që korigjon vetveten duke dyfishuar avantazhin në 2-0.
Minuta e fundit e krejt takimit shoqërohet me një gol të miqve me autor Mziun, që nuk ndryshon asgjë, po që ka vetëm efekt statistike. Përfundimisht, e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e Vllaznisë së drejtuar nga trajneri Elvis Plori, tre pikë këto të vlefshme që e mbajnë atë në treshen e më të mirëve të kampionatit, si pretendente për titull.