Friday, March 29, 2024

Portugalia kalon në çerekfinale, përfundon botërori për Zvicrën

Lexo

Një Portugali e frikshme u shfaq ndaj Zvicrës duke e shkaterruar 6-1 Luzitanët kanë siguruar çerfekfinalen, dhe tani do të përballen me Marokun.

Ka qënë një ndeshje e lehtë për të besuarit e Ferando Santos të cilët zhbllokuan sfidën me Ramos, ndërsa shënoi dhe Pepe duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë.

Skuadra helvete, me Xhakën e Shaqirin titullarë, zhvilloi një ndeshje shumë të dobët, duke u mposhtur në fund me rezultatin e thellë 6-1. Një ndeshje pa shumë histori, e zhbllokuar që në minutën e 17-të nga i riu Ramos, i përzgjedhur nga minuta e parë nga trajneri Santos në vend të Ronaldos, ndërsa në minutën e 33-të shënoi Pepe, lojtari më i vjetër që arrin të realizoi në fazën me eliminim direkt në historinë e Kupës së Botës.

Por luzitanët nuk kishin të ndalur, duke realizuar edhe dy gola të tjerë në fillim të pjesës së dytë me Ramos dhe Guerreiron, për të ardhur të finalizimi i vetëm i Zvicrës, që mban firmën e Akanjit. Shumë shpejt Portugalia shënon edhe golin e pestë më “yllin” e mbrëmjes, Ramos, për të cilin ishte i treti personal.

Në minutën e 73-të u hodh në fushë edhe Ronaldo, madje gjeti edhe golin, por dukshëm në pozicion jashtë loje. Në shtesë kishte kohë edhe për golin e gjashtë, të shënuar nga Leao.

Në fazën çerekfinale të Botërorit, Portugalia do të përplaset me Marokun, që surprizoi duke eliminuar Spanjën.

Portugali – Zvicër 5-1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img