Francezët kthehen në shtëpi pa kupën por me kokën lart. Ato ishin dje pjesë të njërës prej historive më të bukura që ka rrëfyer Botërori deri më tani edhe pse në fund nuk morën atë çfarë kërkonin. Gjithsesi dashurinë e publikut të tyre nuk e kanë humbur kurrë pasi edhe dje si mediat dhe presidenti i tyre kanë shprehur të gjithë mbështetjen e duhur për lojtarët.
Krenar – Në një postim në “Twitter”, Macron shkroi mesazh preksët për lojtarët. “Keni bërë që të ëndërrojnë miliona francezë dhe për këtë motiv ju jam mirënjohës. Keni zhvilluar një ndeshje të madhe. Erdha në Katar për t’ju falenderuar personalisht për gjithçka. Futbolli është si jeta, mundohesh të bësh gjithçka mirë, por gjithmonë ka diçka që nuk shkon. Sot është një ditë e vështirë për të gjithë ne, por nesër që të gjithë do të jemi sërish në sulm. Jemi krenarë për ju. Rroftë Republika, rroftë Franca”, ishte mesazhi i Macron.
Kërkesa – Mediat franceze kanë zbuluar se Presidenti Francez ka takuar personalisht edhe Deshamps. Mësohet se Macron ka shfrytëzuar këtë takim jo vetëm për ta falendeuar trajnerin për punën e bërë por edhe për t’i kërkuar që të qëndrojë edhe për katër vite të tjerë në krye të pankinës trengjyrëshe. Siç dihet kontrata e Deshamps mbyllet në fund të këtij muaji dhe Federata Franceze e Futbollit shphesh herë ka bërë deklarata publike duke bërë të qartë faktin se ai që nuk dëshiron që kjo marrëdhënie të vazhdojë është pala e prezantuar nga tekniku, i cili ka fituar Kupës e Botës si lojtar në 1998-ën dhe si trajner në 2018-ën.