Thursday, November 28, 2024

Lamtumirë Milaim! Homazhe në Prishtinë, në nderim të figurës së komentatorit dhe gazetarit të mirënjohur të RT Kosova, Milaim Krasniqi, ndarë nga jeta në moshën 53 vjecare

Lexo

Është përcjellë të martën me shumë nderime dhe respekt për në banesën e fundit, gazetari dhe komentatori i njohur i RTK, si dhe i disa mediave të tjera në Kosovë, Milasim Krasniqi. Lajmi për ndarjen nga jetë në një moshë të re 53 vjecare tronditi të gjithë komunitetin mediatik të Kosovës e më gjërë. Ka qënë vetë kolegët e tij të RTKosovës, të cilët kanë organizuar homazhe e rastit pranë trupit të tij të pajetë pajetë.

Milaim Krasniqi ishte edhe një mik i afërt i gazetarëve të Shkodrës, qytetin që ai e pëlqente dhe e vizitonte shpesh. Profesionalizmi, kultura dhe qyetaria që e karakterizonte Milaimin, ishin model për të gjithë grupin e gazetarëve, Shqipëri-Kosovë. Kujtimet mbresëlënëse që la pas janë të shumta, përfshirë edhe këto foto të 8 qershorit 2014, kur ai ishte i ftuar në emisionin e drejtuar nga autori i këtij shkrimi, Sport Show  TV1 Channel-Shkodër.

Gazetaria e sportit të Kosovës mbeti më e varfër pa njërin ndër gazetarët e shquar të sportit të Kosovës. Vdekja e tij rrodhi si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga kanceri. Përkundër përpjekjeve dhe angazhimeve të mjekëve në Kosovë, Turqi dhe në Francë, ato nuk patën sukses ngase vdekja ishte e pa shmangshme nga kjo sëmurje vrastare.

Në CV-në e tij të pasur. Milaim Krasniqi, që lindi në Makoc të Prishtinës më 1 qershor 1969, spikatjen më të madhe e ka në median sportive. Ai studioi për gazetari dhe komunikim. Punën e gazetarit të sportit e filloi në gazetën “Bujku” në vitet ’90, ndërsa më vonë punoi në Radion “Rilindja” dhe Radion “Kosova e lirë”. Punoi edhe në Televizionin “AA” si prezentues i emisioneve të ndryshme.

Angazhiin e tij në Radoo Kosova  e ka Në vitin 2001ku ka vazhduar të punojë deri në ditët e fundit të jetës. Gjatë kësaj periudhe ka komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes.

Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës. Gazetaria e sportit e Kosovës mbeti pa një penë të mprejtë dje komentator të shquar sportiv. Ai do të jetë udhë rrëfyespër gjeneratat e reja. Milaimi për herë do të mbetet në mendjet dhe zemrat tona. Jemi me ju familjen Krasniqi në këto çaste të vështira. Zoti e mëshiroftë, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshi dhe kontribuoi shumë për te.

Një përfaqësi e gazetarëve nga Shqipëria mne në krye kolegun dhe mikun e afërt të Milaimit dhe famijes së tij, Dëfrim Methasani, ishte prezent në ceremoninë mortore ku edhe mbajti një fjalë rasti shumë prekëse. “E pabesueshme, por e vërteta e hidhur që më pikëlloi keqas shpirtin. Humbëm sot një mik dhe koleg të çmuar të cilin e thërrisja shqipe e Kosovës. Nuk dua ta besoj se buzëqeshja e tij nuk rrezaton më, që zemra e tij nuk rreh si përherë, që zëri i tij kumbues nuk dëgjohet më. Me lot mbi tastierë po shkruaj për ty vlla Milaim Krasniqi, ti që jetën e doje si askush tjetër, por po kaq familjen, radio Kosovën, komentin sportiv dhe futbollin. Sëmundja e rëndë të rrëzoi dhe ne e vuajmë tash mungesën tënde. Bilbili i Gollakut dhe mikrofonit e ndali këngën e tij…. Qofsh i xhenetit vlla. Ike shpejt, pa e shijuar përvjetorin e 55-të. Jam pa fjalë dhe lotoj në një det lotësh. Fitorja, Anisa, Erjoni dhe Reini, sduan ta besojnë mungesën tënde. Zoti i forcoftë ata, familjen Krasniqi, kolegët e radios dhe të gjithë ne që të donim kaq shumë. Më dhemb shpirti për ty Mil!, shkruante gazetari Dëfrim Methasani në momentin e marrjes së lajmit trionditës për humbjen e kolegut dhe mikut të afërt të tij.

Ndërkohë, sot pasi e kishte përcjellë për në banesën e fundit, Methasani shkruan: “Sapo u ktheva nga Prishtina… Për herë të parë ai nuk më priti as më përcolli sot… Akoma po mbaj frymën dhe ndjej trokitjet e shumta të zemrës që shtohen. Përcollëm me dhimbje drejt qytetit pa jetë në vendlindjen e tij Makovc, mikun e shtrenjtë dhe kolegun profesionist, gazetarin e talentuar dhe komentatorin pasionant, Milaim Krasniqi. Fillimisht RTK dhe Radio Kosova, organizuan në Prishtinë, takimin homazh në nderim të veprës së tij, ku folën drejtuesit e lartë institucional, kolegët dhe vajza e tij Anisa Krasniqi. Fola dhe unë si vëlla që e kisha por edhe në emër të gazetarëve sportiv nga Shqipëria, nga të cilët ishte i pranishëm edhe kolegu Altin Sulce. Më pas, mijëra njerëz me lot në sy e përcollën Milin, duke i dhënë respektin e merituar.

Thonë që njeriut i vdes trupi dhe jo vepra. Ndaj i miri Mil, ti jeton, sepse mbetet e gjallë vepra jote, në shërbim të futbollit dhe gazetarisë, Kosovës dhe Shqipërisë…! Prehu në paqe o kampioni ynë i përjetshëm !

Pë Presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, ndarja nga jeta e gazetarit dhe komentatorit të mirënjohur, Milaim Krasniqi, është një humbje e madhe për median sportive. “Me pikëllim të madh dhe zemërthyer mësova lajmin për ndarjen nga jeta të komentatorit e gazetarit sportiv, mikut tim Milaim Krasniqi. Milaimi ishte zëri simbol i radiotransmetimeve të ndeshjeve të futbollit në Kosovë që nga ditët e para të pasluftës. Ai nisi me radiotransmetime në Radion Kosova e Lirë, për të vazhduar më pas në Radio Rilindja dhe për të vazhduar traditën e kahmotshme të transmetimeve në Radio Kosova.

Zëri i tij kumboi nga terrenet e futbollit anembanë Kosovës. Ai ishte pjesë e çdo suksesi të klubeve tona, por edhe të Kombëtares së Kosovës dhe një motivues i madh i futbollistëve të rinj.Mili ishte përplot pozitivitet e vizion. Thjesht ishte i lindur për komentator sporti. Mënyra se si ai e përçonte emocionin e një ndeshje futbolli tek dëgjuesit e radios ishte sa e veçantë po aq e papërsëritshme. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe për gazetarinë sportive. Ai pas vetës la një arkiv të pasur radiotransmetimesh, emisionesh e spektaklesh sportive e argëtuese. Milaimi ishte i gjithanshëm, intelektual e me virytete të larta dhe të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Në këto momente të vështira i dërgoi ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi dhe tërë kolegëve e miqve të tij të shumtë. Komuniteti i futbollit do ta kujtojë përherë si zërin simbol të radiotransmetimeve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”

Ngushëllimet e sinqerta për humbjen e kolegut Milaim Krasniqi i shkojnë familjes Krasniqi, edhe nga Portali Veriu Sport. Lamtumirë Milaim, Pushofsh në Paqe, do të mbetesh përherë në kujtimet tona, si një ndër kolegët dhe miqtë më të mirë të Kosovës!

Gaspër  MARKU – Shkodër, më 20 dhjetor 2022

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img