Tuesday, April 30, 2024

Foto-Lajm: Edvin Murati dhe Altin Lala, tifo për Luiz Ejllin, shkodranin e spektaklit Big Brother VIP Albania!

Lexo

Tashmë është fakt që spektakli super i ndjekur nga mijra shqiptarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka marrë vemendjen maksimale edhe të njerëzve të sportit. Kjo është parë qartë nga vemendja dhe mbështetja që grupimet e tifozëve të Vllaznisë po i  japin dita ditës bashkëqytetarit të tyre, Luiz Ejlli për fitimin e trofeut të këtij spektakli.

Ndërkohë, në mbështetje të shkodranit, Luiz Ejlli, kanë dalë edhe fitura të njohura të futbollit shqiptar, si Edvin Murati dhe Altin Lala. Fotoja në fjalë që Edvin Murati e quan “Tifozët e Luizit”, postuar nga Franca sot në rrjetet sociale, nën shoqërinë e këngëtarit të mirënjohur Luiz Ejlli, ka marrë vemendjen e opinionit, mes të cilëve spikasin edhe njerëzit e sportit, përfshirë edhe të zakonshmin Skerdi Bejzade, shumë pikant në komentet e tij për Luizin.

Humori dhe batutat mes figurave të njohura të sportit rreth temës në fjalë shkon deri aty, sa ato shprehen të gatshëm që vitin e ardhshëm të jenë edhe ato pjesë e shtëpisë në Big Brother VIP Albania.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img