Friday, April 26, 2024

(Video) Esat Mala, futbollisti më në formë i Vllaznisë! Mesfushori nga Prizreni, vlerëson Bylisin, por premton kualifikimin.

Lexo

Esat Mala, futbollisti nga Prizreni po zhvillon një sezon të shkëlqyer në radhët e kuqebluve duke u konsideruar lojtari më në formë i Vllaznisë. I tillë ishte edhe në ndeshjen e fundit me Erzenin, ku shënoi dy gola, njëri prej të cilëve u anulua nga sistemi VAR. Një ditë përpara ndeshjes së Kupës me Bylisin, Mala ishte përkrah teknikut Mirel Josa në konferëncën për shtyp dhënë për gazetarët shkodranë.  “I kënaqur për atë që treguam në fushë, për luftën dhe karakterin pastaj rezultati normalisht që na zhgënjen pasi prisnim më shumë dhe për atë që dhamë në fushë meritonim të kundërtën, jo humbjen por fitoren. Gjithsesi futbolli ky është, ajo që kaloi duhet harruar dhe të fokusohemi te ndeshjet e ardhshme .Më vjen keq pasi kur shënon dëshiron të kontribuosh edhe në fitoren e ekipit por fati ka të bëjë shumë në këtë pjesë dhe besoj se fati i golave të mi nuk ishte që të merrnim tre pikët.”, tha Mala për ndeshjen e kaluar ndaj Erzenit. Duke folur për ndeshjen e nesërme me Bylisin, Mala, thekson se edhe pse kanë fituar në ndeshjen e parë 0-2, nuk do të ketë asnjë nënvleftësim ndaj ballshiotëve.

“Nuk duhet të kemi asnjë nënvleftësim, pasi kemi parë në futboll që shumë ndeshje janë kthyer edhe me rezultate më të thella. Duhet të futemi në fushë me aspketin mental shumë të fortë që të luftojmë prap pasi një gol mund të hapi gjithçka. Çdo ndeshje ka rezultatet e veta dhe shpresoj që të mos e lëshojmë atë avantazh që kemi me dy gola dhe të bëjmë një kthesë le të themi edhe pse është për Kupë, e të vazhdojmë me frymën e mirë të fitoreve.”, u shpreh Mala.

Skuadra mike vjen nesër me dy shkodranë në formacion, si Trumçi dhe Qardaku, por edhe ishi kuqeblu, Mevlan Adili. “Të tre janë futbollistë të mirë, e kanë treguar më të mirën e tyre. Besoj që Shkodra do i respektoi pasi i ka të vetët por edhe ata do të vijnë për të respektuar punën e tyre dhe besoj që do të jetë një ndeshje e mirë si për ata dhe për ne. Adili vetëm si kundërshtar jam përballur, e respektoj dhe shpresoj që të kënaqet në këtë ndeshje pasi ka kaluar disa vite të mira me Vllazninë. Shpresoj të dalim me fitoren tonë.”, vijoi Mala.

Në mbyllje, Mala konfirmon për gazetarët e pranishëm se në këtë periudhë 6-mujore ka kaluar shumë mire në familjen kuqeblu. “Jam ndjerë i afruar nga të gjithë sidomos skuadra, stafi dhe qytetarët dhe shpresoj që të vazdhoj kështu dhe me triumf në fund. Po luftojmë për të gjitha trofetë.”, përfundoi prizrenasi i Vllaznisë, Esat Mala.

(Video) Prononcimi i futbollistit kuqeblu, Esat Mala, në konferencën për shtyp të pragndeshjes, Vllanzia-Bylis për Kupën e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img