Monday, November 25, 2024

Vllaznia, nuk shkon më tepër sesa barazimi, 0-0 në transfertën e Rrogozhinës. Fitojnë rivalët Tirana dhe Partizani duke u shkëputur në krye

Lexo

Egnatia-Vllaznia  0-0

E dielë, 19 shkurt 2023, ora 13:00, Stadiumi “Arena Egnatia”-Rrogozhinë

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Atanda, Malota, Musta, Agbekpornu, Mëllugja, Kasa, Fernando, Xhekson, Daumena. Trajner: Edlir Tetova

VLLAZNIA: Zogoviç, Bulatoviç, Shehi, Gurishta, Kruja, Jonuzi, Alivoda, Marku, Latifi, Balaj, Mala. Trajner: Mirel Josa

Vllaznia, nuk ka mundur të shkojë më tepër sesa barazimi në transfertën e Rrogozhinës. Përballja me Egnatian vendase, e vlefshme për javën e 22-të të Superiores,  ishte e treta në këtë kampionat, kur në dy fazat e para, rrogozhinasit kishin fituar dy herë, respektivisht, 3-0 dhe 1-0.

Ndërkohë, në këtë sfidë të tretë, pas barazimit, 0-0, skuadrat kanë ndarë nga një pikë. Ndeshja e luajtur  në stadiumin “Arena Egnatia” ka prezantuar një pjesë të parë deri diku të ekuilibruar, por gjithësesi pa raste të pastra shënimi.

45 minutat e dyta ishin më të bukura sesa ato të parat. Kjo pasqyrohet edhe në rastet më të shumta në të dy portat respektive, ku për hirë të së vertetës, rasti më i mirë për gol ka qënë për vendasit. Kjo ka ndodhur në minutën e 59-të, me anë të Xhekson, me atë gjuajtje tokazi jashtë zonës, e cila godet shtyllën e djathtë pingule të Zogoviç për t’u kthyer përsëri në lojë, ku sërish Egnatia ka mundësi të godasë me anë të Fernandos, por që bllokohet nga kapiteni shkodran, Gurishta.

Josa, nuk është i kënaqur me barazimin, ndaj bën lëvizjet e duhura në pankinë, duke aktivizuar në formacion Boshjakun, Kainen dhe Heriç, të cilët, edhe pse shtojnë ritmin e kuqebluve me një presion më të dentur në portën rrogozhinase , por pa arritur të shënojnë.

Katër minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari Kridenc Meta, nuk sjellin asnjë ndryshim në rezultat, duke bërë që vërshëllima e fundit e mbylljes së ndeshjes, të fiksojë rezultatin e barabartë, 0-0.

Një barazim që i kushton Vllaznisë, pasi e lë në kuotën e 35 pikëve, ndërkohë që dy rivalët kryesorë për titull, Tirana dhe Partizani, me fitoret e realizuara respektivisht ndaj Kastriotit dhe Erzenit, i shkëputen kuqebluve në renditje.

Bardheblutë shkojnë në kuotën e 40-të pikëve, ndërsa Partizani 37, duke mbajtur vendin e parë dhe të dytë të klasifikimi. Vllaznia mbetet e treta me 35 pikë, duke lënë pas Erzenin me 34 pikë dhe Egnatian me 31 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img