Tirana mposhti Kastriotin 0-1 me një gol në minutën e 100 të takimit. Pas ndeshjes, trjaneri Shehi u shpreh për Oversport:
“Jemi të kënaqur me atë që prodhuam, edhe pse e arritëm në sekondat e fundit, ishte një ndeshje që kishte dëshirën për të fituar. Pjesët nga e para te e dyta ndryshojnë. Në të dytën dolëm më lart për të patur superioritet nga krahët. Fitore shumë e rëndësishme në rrugëtimin tonë.
Situata e Aleksit ndodhi, skemi ç’bëjmë. Bisedova me arbitrin dhe i thashë a je i sigurtë? Po më tha dhe pastaj u futëm brenda.
Nikqi është lojtarë i ri, ka luajtur disa herë titullar. Nuk duhet t’i varim peshën atij, sot ka bërë disa gjëra të mira. Nuk kërkova ta hiqja deri në fund dhe e shpërbleu, komplimenta.
Në një skuadër që ka agresivitet si Kastrioti, mundësia e parë që të jepet nëse e shënon bëhet më e lehtë. Nuk shënuam 11-metërsh por i thashë Hasanit që nuk je as i pari as i fundit që humbet. Goli të bën të ndryshoh komplet rrjedhën e lojës por ne nuk u futëm në panik. Ndryshuam marshin duke dalë më shumë në sulm. Sot ishim vetëm me 17 lojtarë, nuk kemi shumë opsione. Nëse Nikqi duhet të zëvëndësohet, ne nuk kemi një zëvëndësues, kur të vijë Abazaj do jetë më mirë.
Mungesa e Aleksit? Është i rëndësishëm, sot u ndëshkua pa të drejtë. Anësori dhe kryesori kishin një moskordinim, u ngatërruan. Me këtë kontigjent që kemi mund të afrojmë një nga të rinjtë.
Distanca 3 pikë? Kampionati është i gjatë, edhe vjet ishim dominant por patëm momente që na u afruan kundërshtarët. Nuk është se distanca është determinante, kampionati është i gjatë. Ne duhet të bëjmë shumë mirë punën tonë duke mos parë çfarë bëjnë të tjerët.”