Përflitej që ditën e djeshme, dhe konkretisht pas ndeshjes, Dinamo-Tomorri, sfidë kjo e fituar nga beratasit 0-1, që do të ketë ndryshime në stolin dinamovit. Dhe, një nga emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Dinamos, ishte emri i Dritan Mehmetit, një pjesëtar i kahershëm i familjes dinamovite, si ish futbollist dhe trajner.
Dhe, ka qënë pikërisht, Dritan Mehmeti, emri që pas konsultës edhe me bordin e tij, presidenti Bardhi, ka vendosur të rikthejë në shtëpi teknikun Mehmeti.
Një rikthim ky, që mund të jetë në kohën dhe momentin e duhur, për të larguar krizën që ka përfshirë blutë gjatë ndeshjeve të fundit dhe për të rikthyer Dinamon në krye të kategorisë së parë, që do të thotë një bilete kualifikuese për Superioren e sezonit të ardhshëm futbollistik.
Postimi zyrtar i klubit dinamovit:
Dritan Mehmeti është trajneri ynë i ri.
FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e 43-vjeçarit në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë.
Mehmeti ka qenë edhe më herët pjesë e Dinamos si lojtar dhe trajner, duke drejtuar në fillimet e tij edhe skuadrat tona të moshave.
Me emërimin e trajnerit Mehmeti, presidenti Adrian Bardhi plotëson edhe një dëshirë të tifozerisë dinamovite për të pasur në drejtim të skuadrës dikë që e njeh mirë ambientin dhe vlerat e klubit.
Në këtë rrugëtim me qëllim rikthimin mes më të mirëve, pjesë e stafit do jetë një tjetër ish-lojtar dhe kapiten i yni, Luan Pinari.