Thursday, April 25, 2024

Ceremoni-FIFA, shpall më të mirët e vitit 2022. Mesi, futbollisti më i mirë i vitit!

Lexo

Ashtu si edhe vitet e mëparshme, edhe edicioni i sivjetën për shpalljen e futbollistëve më të mirë të vitit 2022 është shoqëruar me një interesim mjaft madh nga mbarë opinioni botëror i futbollit. Ceremonia prestigjioze e organizuar në Paris nga FIFA, kurorëzoi Lionel Mesin si  fitues të Çmimit të “Futbollistit më të Mirë”, për 2022-shin. Kampioni i botës fitoi duelin me shokun e tij të skuadrës tek Paris SG-ja, Kilian Mbapenë, por edhe me fituesin e “Topit të Artë”, francezin tjetër, Karim Benzema.

Ndërkohë, për femra, për të dytin vit radhazi, Çmimi “The Best” shkoi për spanjollen Aleksia Putejas. Sa u përket çmimeve të tjera, Meri Ërps është shpallur portierja më e mirë femër për vitin 2022, ndërsa për meshkuj, ky çmim i shkoi gardianit të kampionëve të botës, Emi Martinez, që i shton kështu një tjetër trofe kabinetit të tij, pas trofeu të “Katar 2022”, por edhe atij të portierit më të mirë të këtij Botërori.

Ndërkaq, Argjentina ka fituar çmimin e tifozëve, të dhënë nga FIFA, e cila ka nderuar po ashtu me çmimin e Lojës së Ndershme (Fair Play), futbollistin gjeorgjian, Luka Loçoshvili, i cili i shpëtoi jetën në fushën e blertë një lojtari kundërshtar që humbi ndjenjat në një ndeshje të Bundesligës Austriake.

Çmimi i golit më të bukur shkoi këtë radhë për një futbollist të veçantë, polakun që një ndeshje të futbollit të të gjymtuarve realizoi një gol të bukur. Sa i përket çmimit “The Best” për trajnerët, për femra atë e mori holandezja e stolit të përfaqësueses angleze, Sarina Vigman, e cila u shpall vjet “kampione e Evropës” me “Luaneshat”, ndërsa për meshkuj atë e fitoi Lionel Skaloni, që e riktheu Argjentinën tek titulli i kampiones së botës pas 36 vitesh.

Po kështu janë shpallur edhe formacionet e më të mirëve të botës, si për femra, ashtu edhe për femra, të përzgjedhur nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (FIFPro).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img